Mesazhi ne shishe me i vjeter ne bote daton 100 vjet me pare

Mesazhi ne shishe me i vjeter ne bote daton 100 vjet me pare

Kush nga ju do të arrinte që t’i besonte një peshkatari skocez i cili kërkon t’ju bindë se ka gjetur mesazhin në shishe më të vjetër në të gjithë botën?! Askush mesa duket! Por në fund ai ia ka dalë të flas dhe Komisioni prestigjioz Botëror i Rekordeve Ginues ka vendosur ta dëgjoj! Mesazhi i gjetur thuhet se daton 98 vjet më parë. Lajmi ka dal që në prillin e kaluar, por ai u popullarizua këto ditët e fundit, duke qenë se tashmë mesazhi që ndodhej në shishe është klasifikuar zyrtarisht si më i vjetri në botë.

 

Ai që e gjeti qe 43-veçari Andrew Leaper. Fillimisht komisioni analizoi me kujdes mesazhin dhe në fund ka vendosur se bëhet fjalë për një shishe e cila ka mbajtur mesazhin më të vjetër të gjendur deri më tani. Siç thuhet, kjo shishe bënte pjesë në grumbullin e 1.890 shisheve të tjera të cilat u përdorën nga qeveria e atëhershme për të hartuar rrymat nënujore rreth gjendjes së Skocisë. Në brendësi të çdo shisheje, gjendej një kartolinë në të cilën thuhej se kush e gjente duhet të shkruante vendin e zbulimit të saj. Në shkëmbim, fatlumi ose fatlumja do të merrte një monedhë prej 6 denarësh.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama