Merkel 4 ore vizite ne Tirane masa sigurie si per Papen dhe Vucic

Merkel 4 ore vizite ne Tirane, masa sigurie si per Papen dhe Vucic

Mediat vendase kanë zbardhur axhendën e kancelares gjermane, e cila pritet të vizitojë Tiranën. Angela Merkel do të mbërrijë në kryeqytetin tonë në orën 14:00 dhe vizita e saj do të zgjasë vetëm 4 orë.

Gjatë kësaj vizite pritet që në orën 15:30 të dy homologët, Merkel dhe Rama, të zhvillojnë konferencën e përbashkët për shtyp.

Më 8 korrik, Merkel do të takohet edhe me presidentin Bujar Nishani, ndërsa mësohet se masat e sigurisë do të jenë tejet të forta.

Për kancelaren gjermane do të jenë në gatishmëri forca të shumta të policisë dhe ushtrisë. Nga axhenda mësohet se protokolli i ruajtjes do të jetë i njëjtë me atë që u vu ne dispozicion të Papa Franceskut dhe kryeministrit serb Vuçiç gjatë vizitës së tyre.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama