Mediat spanjolle Shqiperia mund te ishte ne cerekfinalet e Brazil 2014

Mediat spanjolle: Shqiperia mund te ishte ne cerekfinalet e 'Brazil 2014'

E përditshmja katalanase “El Mundo Deportivo” e bën të ndjeshme praninë e Shqipërisë në Kupën e Botës, falë një shkrimi të publikuar prej saj. Shqipëria nuk është në Botëror, por gjithsesi për të flitet dhe në Brazil 2014, pasojë e yjeve me origjinë shqiptare që po shpërthejnë në kompeticion më madhor të globit.
 
E përditshmja katalanase “El Mundo Deportivo” e bën të ndjeshme praninë e Shqipërisë në Kupën e Botës, falë një shkrimi të publikuar prej saj, ku sqaron se disa prej talenteve të këtij turneu janë me origjinë nga vendi i shqiponjave, duke vëne theksin sidomos te Xherdan Shaqiri.Sipas gazetës sportive, nëse De Biasi do të kishte patur në gjirin e tij, futbollistët e përfaqësueses zvicerane por dhe Januzajn e Belgjikës, me shumë gjasa në 1/8 ndaj Argjentinës nuk do të ishte Zvicra por kuqezinjtë.
 
“El Mundo Deportivo” shkruan se një vend me tre milion banorë, që kurrë nuk ka marrë pjesë më parë në një turne madhor, mund të kishte qenë e pranishme në Botërorin brazilian, nëse yjet me origjinë shqiptare do të kishin zgjedhur të vishnin fanellën e vendit të tyre.
 
Gazeta spanjolle madje thekson se Shaqiri, aktualisht ylli i Zvicrës, në rini ka qenë shumë i dyzuar për të luajtur për kuqezinjtë në të kaluarën, madje zotëron dhe dy pasaporta, atë zvicerane dhe atë shqiptare.
 
I lindur në Gjilan të Kosovës, në fund ai vendosi të vishte fanellën e Zvicrës, vendit ku u formua si futbollist.
 
Emri i dytë që mund t’i bënte punë De Biasit, sipas të përditshmes katalanase është Januzaj i Belgjikës, të cilin e etiketojnë si talenti i madh. Për këtë të fundit, “El Mundo Deportivo” shkruan se ka lindur në Bruksel por vendos theksin te origjina e të atit, që është një shqiptar nga Kosova.
 
Sipas “El Mundo Deportivos”, ai do të jetë një prej elementëve të rinj, që Van Gaal mund t’i besojë më shumë në momentin kur të marrë drejtimin e United.
 
Gjithashtu në shkrim përmenden dhe dy vëllezërit Xhaka, ku i pari luan për Zvicrën dhe i dyti për Shqipërinë, dhe sipas El Mundos, dhe mesfushori i Gladbachut mund të kishte qenë pjesë e Shqipërisë në eliminatore.
 
Ndërsa me futbollistë të tjerë si Dzemaili, Mehmedi që i përkasin shqiptarëve të Maqedonisë dhe Valon Behramin, sipas “El Mundo Deportivos” vështirë se në Europë do të kishte skuadër më të talentuar se ajo shqiptare.
 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama