Masakra ne Charlie Hebdo ja dinamika e sulmit permes karikaturave

Masakra ne 'Charlie Hebdo', ja  dinamika e sulmit permes karikaturave

Pas sulmit terrorist në satiriken “Charlie Hebdo”, mediat italiane kanë sjellë me anë të karikaturave dinamiken e ngjarjes, e cila i mori jetën 12 vetave. Dy vëllezërit Kouachi  janë shpallur tashmë njerëzit më të kërkuar në Francë pas sulmit në redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo” ku mbetën të vrarë tetë gazetarë, dy policë, një i ftuar e një recepsionist dhe ku mbetën të plagosur disa të tjerë.

Mes 12 viktimave ka humbur jetën edhe një grua, Elsa Cayat psikologe dhe psikoterapiste. Ajo kishte një rubrikë çdo dy javë në satiriken  “Charlie Hebdo”. Gjithashtu ajo ishte autore e shumë librave, të fokusuar veçanërisht në lidhjet në çift.

Ja dinamika e sulmit përmes karikaturave:

Midis orës 11:00 dhe 11:30 dy burra të armatosur drejtohen në selinë e satirikes “Charlie Hebdo”, por përpara se të shkonin në numrin 10 të Nicolas Appert kanë gabuar objektiv dhe hyjnë në numrin gjashtë.  Një gazetare e cila ishte duke hyrë në gazetë është detyruar nga terroristët të hapë derën kryesore me anë të një kodi numerik.

Pasi kanë hyrë një nga terroristët ka vrarë një nga burrat në katin e përdhes. Më pas janë ngjitur në katin e parë ku po zhvillohej një mbledhje në redaksi me karikaturistët e të përjavshmes, aty ndodhi kasaphana.  Në dalje të pallatit ndeshen me një makinë të policisë, në këtë çast ndodh edhe shkëmbimi i parë i zjarrit me policët. Terroristët ja dalin të arratisen.

Qindra metra më tutje terroristët gjenden sërish përballë një patrulle të re. Këtu ndodh edhe ekzekutimi brutal i një polici të plagosur në trotuar. Ndërkohë që qëllon që nga terroristët humbet një nga këpucët duke u kthyer pas për ta rimarrë.  Terroristët janë larguar me një Citroen të zezë.

 


 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama