Masakra ne Charlie Hebdo deshmite rreqethese e te mbijetuarve

Masakra ne 'Charlie Hebdo', deshmite rreqethese e te mbijetuarve

Corinne Rey, e njohur ndryshe si “Coco”, është një nga të mbijetuarat e masakrës së revistës periodike “Charlie Hebdo”. Ajo ishte personi që u hapi derën terroristëve. Atë kohë Rey ishte duke hyrë në redaksi, pas kthimit nga kopshti i vajzës. Nën kërcënimin e armës, ishte e detyruar që të jepte kodin për të hyrë në zyrë. I gjithë sulmi zgjati vetëm 5 minuta. Të parët që u qëlluan nga gazetarët ishin Wolinski dhe Cabu. Ata ishin ulur pranë njëri-tjetrit.

“Dëgjova një breshri plumbash. Unë u fsheha poshtë tavolinës së shkrimit dhe ata nuk më panë. Flisnin një frëngjishte të pastër, ulërinin duke pretenduar se ishin anëtarë të Al Qaeda-s”,-tregon e mbijetuara e masakrës së redaksisë “Charlie Hebdo”. Duke lëvizur sa në njërën zyrë në tjetrën, vrasësit thërrisnin,- “ Ku është Charlie Hebdo?  Ku është Charlie Hebdo?”, -tregojnë dëshmitarët përpara se autorë të shkaktonin viktimën e parë, i cili ishte portieri.

Ky i fundit u përpoq që t’i ndalte ata, por nuk ia doli. Më pas terroristët shkuan në katin e dytë dhe ky ishte fillimi i gjakderdhjes. Në momentet e të shtënave, agresorët bërtisnin “ Allahu është i madh!”. Të njejtë thirrje evazhuan edhe në momentet kur ikën me makinë. Catherine Meurisse është një nga gazetaret e mbijetuara sepse u vonua në mbledhjen e revistës.

“Pashë dy burra të maskuar që po vraponin. Ishin shumë të qetë dhe dukej që kishin përgatitje ushtarake. Fillimisht nuk e kuptova se çfarë kishin bërë në redaksinë time”,-tregon  Meurisse. Një tjetër dëshmitarë thotë se fillimisht atentatorët kishin hyrë në pallatin e gabuar, por dolën shumë shpejt se e kuptuan që kishin hyrë në objektin e gabuar. Më të njëjtën shpejtësi u drejtuan në portën e saktë.

“Mendova së bëhej fjalë për një lojë adoleshentësh. Pas kësaj dëgjova të shtëna armësh, por fakti që nuk pashë asgjë, mendova së mund të bëhej fjalë për ndonjë shaka.

Më pas ndodhi drama”,- tregon gazetari i France 24,  pasi në atë kohë ishte duke kaluar pranë redaksisë ku ndodhi masakra. Dëshmitarët tregojnë se gjatë gjithë kohës, agresorët përsërisnin fjalën “ Allahu është i madh! Morëm hak për Profetin!”. Përpara se të ndodhet masakra, terroristët parkuan makinën Citroen, iu afruan një burri,  Cedric Le Béchec dhe e njoftuan për gjakderdhjen që pritej të ndodhte. Burri thotë se ata i kërkuan që t’i tregonte medias se ata ishin anëtarë të Al Qaedas në Yemen. Gjatë arratisjes, autorët e masakrës grabitën një Renault (u gjet në periferi), duke kërcënuar pronarin e saj. Ky i fundit u lutet që të marrë qenin që kishte në bagazh dhe ata ai kthyen.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama