Masaker ne Paris terroristet sulm revistes satirike12 viktima

Masaker ne Paris, terroristet sulm revistes satirike,12 viktima

Një sulm i armatosur terrorist në revistën satirike franceze “Charlie Hebdo” ka lënë 12 viktima, mes të cilëve edhe 2 policë, ndërsa 20 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, 5 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Dy persona të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov sulmuan zyrat qendrore në Paris, duke qëlluar ndaj stafit të revistës satirike dhe duke lënë të vrarë e të plagosur, ndonëse bilanci përfundimtar ende nuk është zyrtar.

Personat e armatosur janë larguar me një makinë Citroen C3 nga zyrat e revistës “Charlie Hebdo”, ndërsa përballja me forcat e policisë për t’i ndalur rezultoi fatale për dy efektivë të cilët u qëlluan për vdekje nga autorët e kësaj masakre në qendër të Parisit.

Dy autorët sipas dëshmive të para kanë hapur zjarr duke bërtitur, “Do të marrim hak për profetin”, dhe “Allah u Akbar”, (Zoti është i madh)

Franca është shokuar nga kjo ngjarje, që shënon një sulm të përsëritur terrorist në kryeqytetin e vendit.
 
Dëshmitarët në vendngjarje treguan se burrat e armatosur hynë në zyrat e punonjësve dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të tyre duke shkaktuar një masakër të përgjakshme.

Pas sulmit dyshohet te fshihen militantet e ISIS

Edhe pse është ende herët të përcaktohet motivi i sulmit, dyshohet që pas kësaj tragjedie të fshihen militantët islamikë pasi revista kishte publikuar vazhdimisht karikatura tallëse të liderit të ISIS.  15 minuta përpara sulmit e përjavshmja satirike ka publikuar në profilin e saj në Twitter një karikaturë të Abu Bakr al-Baghdadi, lideri i shtetit islamik. Kjo karikaturë ishte publikuar në numrin e fundit të revistës satirike.

 

Mes viktimave edhe kryeredaktori i revistës satirike Charbonnier


Viktimë e këtij sulmi tragjik mbeti edhe kryeredaktori i revistës satirike franceze. Stephan Charbonnier, i quajtur ndryshe Charb, gjeti vdekjen nga breshëria që lëshuan dy personat e maskuar mbi stafin e “Charlie Hebdo”.  Në vitin 2013 Al Qaeda kishte vendosur një çmim për kokën e Charbonnier. Në këtë sulm humbën jetën dhe tre nga karikaturistët më të njohur: Cabu, Tignous dhe Georges Wolinski.

 

Dy autoret braktisen makinen nje ore pas sulmit


Pas sulmit makaber, dy atentatoret kane braktisur automjetin me te cilin u larguan nga zyrat qendrore te revistes satirike ne Paris. Makina eshte gjetur ne nje nga rruget e kryeqyrtetit francez, rreth ore pas masakres ndaj stafit te satirikes Charlie Hebdon dhe efektiveve te policise.

 

Hollande: Nje akt barbar, u sulmua fjala e lire dhe rendi


Menjëherë në vendngjarje mbërritën dhe disa nga figurat kryesore të vendit mes tyre dhe presidenti  francez Francais Hollande, i cili e ka konsideruar këtë ngjarje një ‘akt barbar’.
 
“Një ditë e zezë për Francën dhe median e lirë. Gazetarët që shprehin fjalën e lirë dhe forcat e rendit që mbrojnë qytetarët janë sulmuar. Qeveria, ministritë dhe përgjegjësit për sigurinë duhet te sigurojnë të gjithë qytetin si dhe të gjejnë sa më parë përgjegjësit e këtij akti terrorist për t’i dënuar ashpër. Franca është e shokuar nga sulmet e terroristëve dhe duhet të bëhet gjithçka për ndalimin e tyre. Ne jemi vend i lirisë dhe nuk i përgjigjemi me dhunë dhe kërcënime sulmeve të tilla. Jam pranë gazetarëve dhe familjarëve të tyre, viktimave të këtij sulmi. Evropë do të thotë liri për të drejtën e shprehjes dhe shtypit” u shpreh Hollande.

 

Obama dënon maksimalisht sulmin në “Charlie Hebdo”

Presidenti amerikan Barak Obama ka dënuar maksimalisht sulmin vdekjeprurës në të përjavshmen franceze “Charlie Hebdo”.

Punonjesit e revistes satirike filmojne perleshjen e autoreve me policine

Një pjesë e punonjësve të revistës franceze kanë mundur të ngjiten në tarracën e ndërtesës dhe kanë realizuar video amatore të shokut që kanë pësuar duke siguruar dhe pamje nga momenti i të shtënave.

Sulmi, gjatë mbledhjes së stafit, të gjithë gazetarët ishin në redaksi

Sipas mediave franceze, sulmi ndodhi gjatë takimit të përjavshëm të redaksisë së revistës “Charlie Hebdo”, çka do të thotë se të gjithë gazetarët ishin të pranishëm në kohën e masakrës.

Rama: Kasaphanë mbi gazetarërinë. Solidaritet, revoltë!

Për sulmin tragjik në revistën satirike franceze ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, kun ë një linjë me solidaritetin ndaj Francës në këtë masakër, kreu i qeverisë shqiptare shpreh edhe revoltën për sulmin.

“Çfarë dhunimi për Francën e lirisë, barazisë, vëllazërimit, kasaphana mbi redaksinë e gazetës së famshme satirike! Trishtim, solidaritet, revoltë”, shkruan Rama në rrjetin social Twitter.

Meta: Toleranca fetare nuk mund të kërcënohet. Shqipëria në radhë kundër terrorizmit
Reagimeve të Tiranës zyrtare për aktin terrorist në të përjavshmen satirike “Charlie Hebdo” i është bashkuar edhe kryeparlamentari Ilir Meta. Sipas tij, ky është një akt i rëndë terrorist dhe si i tillë duhet të dënohet.
 
Kryetari i Kuvendit u shpreh se akti terrorist kundër qytetarëve të pafajshëm dhe për më tepër kundër medias së lirë kërkon ndëshkim maksimal të autorëve dhe frymëzuesve të tyre.
 
 “Demokracia perëndimore në përgjithësi, toleranca e bashkëjetesa mes të ndryshmëve në origjinë, bindje apo dhe përkatësi fetare dhe liria e fjalës në veçanti, janë institucione të cilat qëndrojnë në themel të së sotmes dhe të ardhmes evropiane dhe ato nuk mund të kërcënohen e shantazhohen nga asnjë ndërhyrje nga jashtë”, tha Meta.
 
Kryetari i Kuvendit shprehu ngushëllimet për të afërmit e viktimave. “Në këto çaste të rënda, ngushëllimet më të thella shkojnë për të afërmit e viktimave dhe lutje për shërimin sa më shpejt të të lënduarve”, tha Meta.
 
Ky sulm ka shërbyer për të përforcuar edhe njëherë qëndrimin e Shqipërisë kundër terrorizmit. “Shqipëria gjen rastin të shprehë bindjen e saj të pandryshuar dhe rreshtimin e saj të hershëm në koalicionin e madh demokratik kundër terrorizmit dhe terrorit të të gjitha ngjyrave”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë.
 
Bushati: Jemi me Francën në këtë moment të vështirë


Lidhur me sulmin e armatosur në revistën satirike franceze “Charlie Hebdo” ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm shqiptar, Ditmir Bushati. Ai ka shkruar në Twitter se Shqipëria dënon fuqimisht sulmin. “Shqipëria dënon fuqishëm sulmin terrorist në #CharlieHebdo. Ne jemi me Francën në këto kohë të vështira”,  ka shkruar ministri Bushati.

Reagimi zyrtar i Ministria e Punëve të Jashtme:

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me vendosmëri atentatin e ndodhur sot në selinë e revistës “Charlie Hebdo” në Paris, si një akt i rëndë terrorist që tronditi popullin francez dhe gjithë komunitetin e medias botërore.

Ministria e Punëve të Jashtme nënvizon se asgjë nuk mund të justifikojë sulmin ndaj fjalës së lirë. Republika e Shqipërisë bashkohet me dhembjen e popullit francez dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe autoriteteve franceze.

Sali Berisha:  Akt terrorist barbar në Paris!


Në vazhdën e reagimeve për sulmin terrorist në të përjavshmen franceze “Charlie Hebdo” është shprehur edhe deputeti  i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

”Të dashur miq. Parisi, Franca dhe mbarë bota u shokuan sot nga një sulm mizor terrorist ndaj revistës satirike “Charlie Habdo”, avanguard e mendimit të lirë në mediat e Francës dhe mbarë botës. Në këtë masakër makabre terroristë janë ekzekutuar dymbëdhjetë vetë, drejtues dhe gazetarë të Charlie Habdo, roje të sigurisë dhe plagosur dhjetë të tjerë, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt barbar dhe shprehur ngushëllimet më të thella dhe solidaritetin më të lartë familjarëve të viktimave, autoriteteve të vendit mik, uroj që ligji dhe drejtësia të bjerë me forcën më të madhe ndaj të gjthë atyre terroristëve, që kanë ideuar, sponsorizuar dhe ekzekutuar këtë akt horror terrorist të shëmtuar!”

 

 

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama