Maradona dhe La Mano de Dios

Maradona dhe 'La Mano de Dios'
Ky mund te jete goli me i diskutueshem ne historine e Kupes se Botes. Eshte goli i shenuar nga Maradona ne cerek finalen mes Argjentines dhe Anglise ne 1986. Nje ndeshje qe Argjenitna e fitoi 2-1, ku te dy golat u shenuan nga Maradona. Te gjithe tashme e dime per golin e tij te dyte keshtu qe kete artikull do ja dedikojme me se shumti golit te pare ate te 'Dores se Perendise'.

Ne minuten e 51 ku rezultati ishte ende i bardhe 1-1, Maradona i pason nje top te gjate Jorge Valdano. Anglezi Steve Hodge nuk arriti te ndalonte Valdanon dhe mundi vetem te conte topin lart ne ajer ne zemren e zones Angleze te penalltise. Kjo beri te mundur nje sfide ajrore midis portierit Peter Shilton te Anglezve dhe Diego Maradonen e Argjentinasve. Topi i  e kapi Shelton? A po jo? Jo sepse Maradona e mundi Sheltonin duke goditur me dore topin ne rrjete e keshtu duke shenuar golin e avantazhit.

Sigurisht tere ekipi anglez pati ankesa, sic do benit edhe ju, por duke qene se arbitri nuk e kishte pare zhytjen me dore, goli ndejti ne fuqi.

Sigurisht njerzit ne Angli kane qene dhe jane shume po shume te merzitur per kete gol. Ne interes te deklarimi te plote, pranoj qe jam nje tifoz i Anglise, dhe do me kishte pelqyer qe kjo mos te kishte ndodhur kurre. Kur shikon qe nje lojtare i skuadres kundershtare ben hile haptazi dhe kalon pa u lagur nga kjo dhe per me teper te fitoi ndeshjen ( jo me pak se Cerek Finalen e Kupes se Botes), si rezultat eshte mese e kuptushme qe kerkon ti urosh gjera te keqija El Diego.

Gjithsesi... kane kaluar plot 24 vjet qe nga goli i "Dore se Perendise". Pak a shum nje cerek shekulli. Plus faqja e pare e Kupes se botes duhet te jete sa me neutrale. Keshtu qe eshte e vlefshme ti hedhim nje sy atij momenti pa shume emotivitet brenda.

Nje gje qe eshte per tu vleresuar per kete gol eshte qellimi dhe guximi i tij. Kam imagjinuar shume lojtare te tjere ne vendin e Maradones ne nje sfide per te kapur topin me nje portjer disa inc me te madh se veten. Ata mund te kishin bere vetem nje gjysem hedhje nga toka per nje top qe nuk e dinin ne do e arrisnin ose ne rastin tone ta fitonin. Sepse askush nuk mund ti fajesonte nese humbisnin ate sfide.

Por Maradona e donte ate. E donte mjaftushem edhe per te bere me hile. Jo vetem kaq, ai beri me hile ne menyre te zgjuar duke shkembyer duart e tij me te portjerit ne momentin qe u prek topi. Arbitri mundej gjithmone ta anullonte ate gol, madje ta ndeshkonte Maradonen me nje karton te verdhe, por ne kushtet e rrezikur dhe shperblimit, askush nuk mund te fajesoj Maradonen dhe vendosmerine e tij per te fituar ate top dhe gol.

Ja vlen gjithashtu te vlersosh simboliken e ketij momenti. Kjo eshte dicka qe e kam degjuar tek Korespondenti i BBC ne Akfriken e Jugut, Tim Vickery. Ose ndoshta e kam lexuar diku. Nuk e mbaj mend resursin ku e kam gjetiur. Por ne thelb Maradona eshte nje nga pjeset me te forta te Buenos Airesit, ku femijet duhet te perdorin intelektin e tyre per te ecur para. Dhe ai eshte shembulli me konkret per kete. Sepse te mundesh nje portier gjigand me gjatesi dhe te arrish te besh gol duhet vertete shume inteligjenc

Me pas kemi edhe anen historike te kesaj ndeshje per te marre parasysh. Angleze mund ta harrojne lehte golin me dore te Maradones por ne memorien e Argjentinasve do te qendroi gjate dhe eshte akoma e fresket humbja e 649 personave ne luften e Malvines ne vitin 1986.

Ja cfare ka shkruar Maradona vete ne autobiografine e tij lidhur me golin e cerek finales te Kupes se Botes:

'Them qe ishte finale sepse ajo na perfaqesonte ne, dhe cdo gje e lidhur me te ishte se ne po luanin kunder Anglise. Me shume sesa te mbronim skuadren tone po mbronim vendin tone. Sigurisht para ndeshjes tham qe kjo nuk kishte te bente aspak me luften e Malvines por ne gjithashtu dinim sesa femije ishin qelluar si zogj te vegjej. Kjo ishte nje hakmarrje. Ishte si te rifitonim pak nga Malvina. Ne intervistat para ndeshjes kishim deklaruar qe futbollin nuk do e perfshinim ne ceshtjet politike. Por genjyem. Nuk beme gje tjeter vec menduam per te.

( Nga El Diego nga Diego Maradona faqe 127-128)

Kjo ndoshta nuk e justifikon ate gol me dore por sigurisht shpjegon arsyen dhe motivimin mbas tij. Ishte Maradona ai qe beri ate qe ushtira Argjentinase nuk beri.

Le te kthehemi perseri ne te shkuar e te shikojme edhe komentet e Maradones mbas ndeshjes te cilat jane po aq te famshme sa vet goli i tij. Kur pyetem ate sesi arriti ta bente ate gol ai thjesht u pergjigj: :" Ishte pak dora ime dhe pak dora e Perendise". Pergjigje e pacipe por nje nga rrjeshtat me te bukur te futbollit.

Me siguri Maradona e dinte qe do te shenonte ne ato momente me dore. Por ai e shton komentin e Perendise per te ndjere kenaqesine e te "ferkuarit" pak me Angline.

Dihet qe opinonet per Diego Maradonen jane te ndara. Disa e urrejne disa te tjere po aq e duan. Mendoj gjithsesi qe ai burre i vogel beri me hile, por kurrsesi nuk mund te zbeh madheshtine dhe talentin e tij ne fushe.





Artikujt e fundit


Reklama

Reklama