Maqedonasit braktisin vendin pushojne ne Greqi

Maqedonasit braktisin vendin, pushojne ne Greqi

Mbi 100.000 është numri i shtetasve maqedonas që kanë kaluar pushimet në Greqi vetëm këtë muaj. Përkundrazi, Ohri i cili ka qenë destinacioni i preferuar i maqedonasve për pushime, sivjet regjistron numrin më të ulët të pushuesve, me vetëm 600 turistë vendorë.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja maqedonase “Dnevnik”, sipas së cilës:

“Në vitin 2013 gjithsej 1.572.371 maqedonas u janë drejtuar kalimeve kufitare që të çojnë në Greqi. Në gjysmën e këtij viti kalimet kufitare nga Bogorodica, Star Dojran dhe Mexhitlia i kanë kaluar 708.089 vizitorë nga vendi”. Asociacioni i hotelierëve në Maqedoni “HOTAM”,  ka dhënë një informacion se në Ohër nuk ka më shumë se 600 turistë nga vendi, nëse mënjanohen ata të cilët kanë banesa personale në Ohër. Por edhe ata kohët e fundit, nuk shkojnë atje aq shpesh për shkak të motit të keq”, shkruan "Dnevnik".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama