Manchester United 31.5 milione paund per 18-vjecarin Luke Shaw

Manchester United, 31.5 milione paund per 18-vjecarin Luke Shaw

Edhe pse është vetëm 18 vjeç, mbrojtësi anglez, Luke Shaw mbart mbi shpatulla një rekord të ri, pasi Manchester United ka paguar për të 31.5 milionë paund, që e thënë ndryshe gati 40 milionë euro, duke u kthyer në adoleshentin më të shtrenjtë në historinë e Premier League.

 

Lajmi konfirmohet në faqen zyrtare të “djajve të kuq”, ku sqarohet se 18-vjeçari ka kryer me sukses testet mjekësore në qendrën stërvitore të United dhe ka nënshkruar për 4 sezone me skuadrën e teknikut Louis Van Gaal. Ish-mbrojtësi i Southampton u shpreh i lumtur për finalizimin e marrëveshjes, pasi karriera e tij merr një drejtim tjetër në një klub si Manchester United. “Jam shumë i lumtur që bashkohem me Manchester United. Kam luajtur për Southampton që në moshën 8-vjeçare dhe dua të falënderoj të gjithë tifozët dhe njerëzit që më kanë mbështetur.

 

Dua të rritem edhe më shumë profesionalisht dhe transferimi tek United do të më ndihmojë shumë për të arritur këtë objektiv. Ky është një kapitull i ri në karrierën time dhe tashmë dua të shikoj përpara dhe të mësoj nga lojtarë të klasit botëror”, shkruan mbrojtësi në profilin e tij në Twitter. Shaw është blerja e dytë e Manchester United brenda pak orësh pas zyrtarizmit të spanjollit, Ander Herrera.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama