Mancesteri i Van Galit vijne Sancez e Vidali

Mancesteri i Van Galit, vijne Sancez e Vidali

De Gea në portë, Ljuk Shou, Martins Indi, Smollin dhe Janmat në mbrojtje, Herrera në rolin e organizatorit, Vidal në atë të shkatërruesit në mesfushë, Huan Mata, Uejn Runi dhe Aleksis Sançez do të jetë pjesë ofensive në ndihmë të “pykës” së vetme, Robin van Persi. Ky pritet të jetë Mançester Junajtid i sezonit të ri, i targuar tashmë: Luis van Gal. Sipas “dailymail”, tekniku holandez, i impenjuar aktualisht me skuadrën kombëtare të “tulipanëve”, ka piketuar lojtarët që i duhen në skuadër dhe menjëherë pas Botërorit do të nisë ofensivën për krijimin e një ekipi të denjë për të rivalizuar Mançester Sitin, Çelsin, Arsenalin dhe Liverpulin.


Belgu Vermalen drejt Junajtid Në Angli dhe vetëm në Angli ndodh që rivali ia shet lojtarin e vet rivalit më të madh. Pas Robin Van Persi, duket se Arsen Venger do të heqë dorë edhe nga mbrojtësi belg Vermalen, i cili do të kalojë pikërisht te “djajtë e kuq”. Sipas “Daily Star”, në arkën e Arsenalit do të shkojnë 11 milionë euro, shifër kjo e përballueshme nga “xhepat” e Junajtid dhe e kënaqshme për Vengerin.


“Djajtë”, 10 mln për De Jong De Jong dhe Milan janë duke diskutuar për vazhdimin e kontratës, por në mes është futur edhe Mançester Junajtid, i cili i ofron klubit italian 10 milionë euro për mesfushorin holandez. De Jong është betuar disa herë për besnikërinë e tij ndaj Milanit, por ende mbetet e paqartë vetëm çështja e kontratës së re dhe paga vjetore andaj në këtë pikë klubi anglez po mundohet ta shfrytëzojë edhe më të voglën mundësi që ta marrë lojtarin sërish në qytetit e Mançesterit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama