Maks Haxhia Besoj se apeli do te rrezoje arrestin me burg te Fullanit

Maks Haxhia: Besoj se apeli do te rrezoje arrestin me burg te Fullanit

Avokati i ish-guvernatorit jep argumentet e tij kundër masës  së dhënë nga gjykata “arrest me burg” për klientin e tij. Avokati i ish-guvernatorit, Ardian Fullani, apelon sot vendimin për arrestimin e klientit të tij. Avokati Maks Haxhia, deklaroi për “Ora news” se do të dorëzojë apelin për të zhvilluar një seancë, në të cilën të shqyrtohen të gjitha ato pretendime, që nuk u morën në konsideratë në seancën e parë duke shprehur besimin se masa e arrestit do të duhet të ndryshojë.  Maks Haxhia e konsideon masën “arrest me burg” një masë ekstreme e cila nuk justifikohet në rastin e klientit të tij, Ardian Fullani, i cili sipas avokatiti Haxhia nuk përbën rrezikshmëri të lartë.

 

“Në rastin konkret nuk kanë asnjë nga këto dy kushte; vepra është një shpërdorim detyre. Flasim për akuzën, që organi i hetimit ka ngritur ndaj z.Fullani dhe njëkohësisht, dihet tani çfarë rrezikshmërie shoqërore ka paraqitur z.Fullani, në ndryshimin e një harku njëditor. Dihet që Guvernatori nuk paraqet asnjë rrezikshmëri shoqërorel përkundrazi, ai ka qënë gjithmonë në dispozicion të kësja çështjeje, shumë i shqetësuar. Ka qënë ndër të parët që ka bërë denoncimin e kësaj vepre.

 

Aq më tepër që masa e arrestit me burg aplikohet për vepra penale të rënda, që është e lidhur me parashimin e marzhit të dënimit penal, vepra të tilla që parashikojnë një masë dënimi nga 5 në minimum e që shkojnë deri dënimin me burgimin e përjetshëm. Kurse, vepra konkrete është një vepër që dispozitivin e saj parashikohet deri në 7 vjet burgim.  Në referim të historikut të kësaj vepre, siç është vepra e shpërdorimit të detyrës, në sistemin që lamë pas, parashikon neni 106, ishte një shprehje që “shpërdorimi i detyrës” ishte një thes pa fund”, thotë Haxhia për emisionin “Tonight” me gazetaren Ilva Tare”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama