Majko KLD si makine qe ka dale nga rruga

Majko: KLD, si makine qe ka dale nga rruga

Gjatë diskutimit të projektligjit për disa ndryshime “Për funksionimin e KLD-së”, deputeti socialist Pandeli Majko deklaroi se thelbi i këtij projektligji është që të nxisë Këshillin e Lartë të Drejtësisë të zbatojë rregullat që vetë ka vendosur si dhe normat kryesore për funksionimin e tij. Ai e krahasoi KLD-në si një makinë që ka dalë nga rruga dhe duhet kthyer në rrugën e drejtë:

“Jemi në kushtet kur ka dalë makina nga rruga dhe po e kthejmë atë në rrugë. Po nxisim KLD-në të zbatojë rregullat që ka vendosur vetë dhe po e nxisim duke i dhënë atyre fuqinë ligjore”, tha deputeti.

Në seancën plenare që po mbahet në Kuvend, Majko theksoi gjithashtu se ndryshimet në këtë projektligj parashikojnë reformimin e brendshëm të këshillit, në kuadër të mirëfunksionimit të sistemit gjyqësor:

“Kjo që po bëjmë ne, nuk është reformë në sistemin e drejtësisë por reformë e brendshme në KLD. Të gjitha këto ndryshime bëhen për një funksionim të sistemit gjyqësor, kush mendon se do të bëjë rolin e viktimës është i lirë të qurravitet në të kundërt të ballafaqohemi në KLD”, u shpreh Majko.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama