Londer 2012 SHBA merr arin ne basketboll

Londer 2012, SHBA merr arin ne basketboll
Kombëtarja amerikane në basketboll për meshkuj ka mbrojtur titullin kampion olimpik pasi ka mundur në finale përfaqësuesen e Spanjës, atë që mundi edhe 4 vjet më parë në Pekin. Amerikanët fituan 107-100 duke marrë medaljen e artë të dytë rradhazi në këtë sport.

Kevin Durant shënoi 30 pikë ndërsa Lebron James me 19 pikë të shënuara në finale arrin rekordin e Michael Jordan i cili brenda një sezoni i kishte fituar të gjitha, titullin kampion në NBA, Lojtari më i mirë i vitit, lojtari më i mirë i finaleve dhe medaljen e artë në Lojrat Olimpike.

Për Spanjën shënuesi më i mirë ishte Pau Gasol me 24 pikë dhe Juan Carlos Navarro me 21 pikë

Volejboll, Rusia përmbys rezultatin, mund 3-2 Brazilin

Përfaqësuesja ruse është fituesja e medaljes të arit të volejboll për meshkuj në Londër 2012. Edhe pse me shumë vështirësi ata mundën në finale 3-2 me sete kombëtaren braziliane e cila ishte një nga favoritet kryesore të këtij turneu. Skuadra ruse futet në histori si e para që arrin të përmbysë rezultatin dhe më pas të fitojë një finale në volejboll për meshkuj në një Olimpiadë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama