Lidhjet e Gianni Amelios me Shqiperine kandidat per Luanin e Arte ne Venecia

Lidhjet e Gianni Amelios me Shqiperine, kandidat per 'Luanin e Arte' ne Venecia

“Guximtari” i Gianni Amelios, “Rruga Castellana Bandiera” i Emma Dantes dhe dokumentari “Gra të shenjta” i Gianfranco Rosit: janë tre filmat italianë në konkurrim për në edicionin e 70-të në Festivalin e Venecias. Gjithsej filmat në konkurrim janë 19. Përveç tre filmave italianë janë edhe gjashtë francezë (përfshirë disa bashkëprodhime midis të cilëve “Rruga Castellana Bandiera” , që është edhe zviceran). Ndërsa katër filmat e tjerë i përkasin Mbretërisë së Bashkuar, dhe 6 filmat që mbeten janë amerikanë (edhe në këtë rast përfshihen edhe bashkëprodhime). Gianni Amelio sjell në Venecia filmin “Guximtari”, një film që flet mbi një zanat që ndoshta nuk ekziston “zëvendësimin”. Milanezi Antonio Albanese, për arsye pune zëvendëson atë që i duhet të mungojë për disa orë dhe ka frikë se mos zbulohet. Dhe kështu, herë pas here ai e gjen veten murator, kamerier, shofer, këpucar, shitës ambulant, madje edhe duke fryrë tullumbace. Komedia e parë e Amelos, prodhuar nga Palomar i Carlo degli Esposti është një tregim me tone të lehta që na kthen një ambient të kohës sonë, duke i bashkëngjitur reales edhe fantazinë. “Guximtari” si protagonist ka aktorin Antonio Albanese. Këtë Gianni Amelio e ka pohuar në qytetin Lido të Venecias, kur mori çmimin Bianchi nga Sindikata Ndërkombëtare e Gazetarëve Kinematografikë.

“Të godasësh në zemër” (1982), histori e vendosur përgjatë viteve të plumbit, e një babai (Jean-Louis Trintignant) që hyn në konflikt me djalin e tij adoleshent, i interpretuar nga Fausto Rossi. Është një film me tipare groteske që është frymëzuar nga një rrugë e Palermos, aq e ngushtë saqë dy makina nuk arrijnë të kalojnë njëkohësisht. Filmi është përqendruar në konfliktin manzonian, që na tregon për dy gra që nuk duan ti hapin rrugën njëra tjetrës. Nga njëra anë një grua e moshuar shqiptare me emrin Sajmira (Elena Cotta), një emigrante që qëndronte në familjen palermitane të Calafioreve, dhe nga ana tjetër “rivalet” , siciliania rebele Rosa(Emma Dante) dhe e fejuara milaneze Clara (Alba Rohrracher), që gjenden në Palermo pasi një miku i tyre martohet.

Filmi tjetër italian në konkurrim është “Gra të shenjta” i Gianfranco Rosit, një dokumentar mbi llojet që bazohet në një udhëtim invenstigativë rreth rrugës “Unaza Madhe” të Romës. Regjisori ilustron historitë njerëzore të atyre që jetojnë në këtë rrugë që rrethon kryeqytetin. Këto histori ai ka mundur ti mbledhë duke u zhvendosur nëpër kampe për më shumë se një vit dhe përqendrohet mbi personazhet. Filmi është pjesë e një projekti më të gjerë që është krijuar e koordinuar nga peizazhet e reja urbane, që përfshin dhe një ekspozitë, një libër dhe një faqe interneti.

Gianni Amelio është i njohur për publikun shqiptar me filmin "Lamerica" (1994), ngjarjet zhvillohen në Shqipëri në vitin 1991. Regjimi komunist sapo kishte rënë dhe vendi ishte në kaos. Dy italianë vijnë në Shqipëri kinse për të hapur një fabrikë këpucësh, por në fakt duan thjesht të përfitojnë nga financimet e qeverisë italiane për vendet në zhvillim.

Në fillim filmi shkaktoi debate të shumta sidomos lidhur me ekzagjerimin në përshkrim të Shqipërisë së vitit '91. Sidoqoftë, filmi është një vepër me disa shtresa kuptimore që ia vlen të shikohet, sidomos në syrin 20 viteve që kanë kaluar qëkurse janë zhvilluar ngjarjet.

Programi: këta janë disa nga titujt e konkursit ndërkombëtar të 70- të, të Venecias (28 gusht -7 shtator): “Mis Dhuna” i Alexandros Avranas (Greqi), “Gjurmet” i John Curran (Mbretëria e Bashkuar, Australi), “Guximtari” i Gianni Amelios (Itali), “Rruga, Castellana Bandiera” i Emma Dantes (Itali, Svizer, France), “Fëmija i Zotit” i James Franco (Usa), “Teorema e Zeros” e Terry Gilliam (Regno Unito, Usa) etj.

Projekti i dytë i Gianni Amelios në Shqipëri

Regjisori Gianni Amelios aktualisht ka në duar një projekt filmik që zhvillohet midis Italisë dhe Shqipërisë, Milanos, Bulqizës dhe Tiranës. Bashkëpunëtor i hershëm i Amelios, aktor tek “Amerika”, Pirro Milkani, është dhe pranë projektit të ri për të cilin ka thënë se është një histori e sotme që i ballafaqon të dy vendet, njërin për krizën sociale, tjetrin me tranziconin që me zor po del nga skena. Amelio në mars të këtij viti ishte në vendet e xhirimit, pa nga afër Bulqizën dhe minierën e saj. Personazhi i Antonios lëviz sa në errësirën e saj në luginat e gjelbra të provincës për t’u hedhur bashkë me të birin në ngjarjet e metropolit dhe zhurmën dhe politikën e madhe. Xhirimet e filmit kanë filluar në qershor.

Milkani me shtëpinë e tij filmike Bunker Film është mbështetësi teknik në këtë projekt që prodhohet nga Televizioni Italian.

Gianni Amelio ka lindur në Kalabri në vitin ’45.

Në vitin 1992, në një qytezë të veriut të Shkodrës, njohu një burrë së bashku me familjen e tij. Qëkurse atëherë nuk e la më. Njërin nga fëmijët e kësaj familje, Luanin, në moshën 18-vjeçare e adoptoi si të birin, pasardhësin e tij. Tashmë ai është gjysh i tre vajzave. Më e madhja ka emrin e nënës së Amelios.

Kurse karrierën e tij e ka filluar me Rai-n. Me filmat “Dyer të hapura” ka qenë kandidat për Oskar, kurse me “Hajduti i fëmijëve” Palmë e Artë në Kanë, ka fituar një publik ndërkombëtar. Kurse për këtë vit është një nga regjisorët italianë, pretendent për “Luanin e Artë” të Festivalit të Venecias që zhvillohet në fund të muajit gusht deri në ditët e para të shtatorit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama