Lev Spanja eshte ekip i paparashikueshem

Lëv: Spanja është ekip i paparashikueshëm
Gjermania ka shfaqur disa vështirësi gjatë takimeve të saj, duke vuajtur shpesh përballë skuadrave me lojë agresive, si ndaj Kroacisë dhe Turqisë. I vetmi takim që skuadra e Lëv ka fituar ndaj një ekipi teknik të ndërtuar për të sulmuar, është ai ndaj Portugalisë në çerekfinalet e turneut. Por trajneri mendon se Spanja është një skuadër krejtësisht e ndryshme, pasi luan me futbollistë që ndërrojnë shpesh pozicionet në fushë. "Ata e provuan në mënyrë mbresëlënëse se ishin skuadra më e mirë përballë Rusisë, ndërsa kanë një lojë shumë më të ndryshueshme se ajo e portugezëve. Mesfushorët e tyre ndryshojnë pozicionet në vazhdimësi dhe hidhen shpesh në sulm, gjë që e bën shumë të vështirë ndërtimin e një strategjie fikse", u shpreh Lëv. Trajneri i Gjermanisë mund të detyrohet të kthejë Balak para vijës së mbrojtjes për të mbuluar depërtimet e rrezikshme të spanjollëve, të cilët falë mesfushorëve shumë të shpejtë, arrijnë të shfaqen shumë herë para portave kundërshtare.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama