Leksioni i boterorit

Leksioni i boterorit
Futbolli i ri: Fitohet fale te rinjve, programimit dhe perkujdesjes rreth detajeve

Puna e kujdesshme ne ekipet zinxhir, programimi, perkujdesja per detajet. Ketyre u shtohen besimi te te rinjte, deshira per te rrezikuar dhe gjetja e nje ekuilibri ndermjet tradites dhe modernes. Boterori ne Afriken e Jugut dha verdiktet perfundimtare: ne futbollin e niveleve te larta nuk ka shume hapesira per improvizim, apo per te gjithe ata qe nuk duan te rinovohen. Nuk eshte e rastesishme qe tre skuadrat e para (Spanja, Holanda dhe Gjermania) jane vendet qe me shume se te tjerat ne Europe punojne me plane te qarta: çdo gje nis nga te rinjte, nga baza. E nese, ashtu si ne rastin e Spanjes ose Gjermanise, ke zotesine dhe fatin te ndertosh nje brez me talente te rinj, rezultatet nuk do te mungojne.

Mbi te gjitha, Boterori 2010 ka evidentuar renien e yjeve, lojtareve nga te cilet pritej me shume, duke ofruar nje perfundim qe nuk mund te anashkalohet: lojtaret me te mire ne bote jane te sfilitur ne fund te sezonit dhe ne qershor nuk mund te bejne mrekulli ne fushen e lojes. Mbi te gjitha nese duhet te mbajne “ne krahe” nje skuader te tere, ashtu si ndodhi me Kristiano Ronaldon, Runin apo Mesin. Ndoshta nuk eshte rastesi qe goli vendimtar ne finalen e Johanesburgut u realizua nga Andres Injesta, qe kishte pesuar nje demtim mjaft serioz dhe u detyrua te qendronte per afro dy muaj pa u aktivizuar dhe u shfaq me i fresket se te gjithe yjet e tjere.

Akademite e Barcelones dhe Realit te Madridit, por edhe ato te Valencias dhe Seviljas, i kane dhuruar Spanjes skuadren e pare kampione te botes. Nga ekipet zinxhir, talentet iberike kane gjetur hapesira ne ekipet e para, ku drejtuesit gjeten kurajon t’i promovojne, t’i presin te rriten dhe t’i mbeshtesin. Perveç elementeve si Injesta, Ksavi apo Fabregas, te cilet mbajne “marken” e Barcelones, nuk duhet harruar se Iker Kasijas ka fituar Champions-in e pare me Realin ne moshen 19-vjeçare, ndersa Sergio Ramos debutoi ne La Liga kur ishte vetem 17 vjeç.

Tashme qe eshte ne kulmin e tij, ky brez me lojtare nga 25 deri ne 30 vjeç ka mbi shpine mijera ndeshje te nivelit te larte dhe tregoi se si Kupa e Botes mund te fitohet me autoritet. Kjo pavaresisht faktit se ne te gjitha ndeshjet, duke filluar nga 1/8-at e deri ne finale, ata kane arritur fitore minimale (1-0). Triumfi eshte i merituar, edhe pse Spanja e vitit 2010 eshte perfaqesuesja qe ka triumfuar ne boteror duke shenuar me pak gola se fitueset e tjera: vetem 8. Nuk eshte e thene qe loja e bukur prodhon nje “mal” me gola, sepse edhe ekuilibrat brenda skuadres jane nje virtyt i paçmueshem.

Ky ishte edhe edicioni i Gjermanise se re ne moshe dhe multietnike. Skuadra e Joakim Lev ishte me spektakolarja me lojen e saj, me tri gjysmesulmuesit (Myler, ezil dhe Podolski) qe kane krijuar raste te shumta per shenim, duke i dhuruar kenaqesine e 4 golave edhe Kloses. Fakti qe Myler mori çmimin si “Lojtari me i Mire i Ri” i turneut dhe ate te golashenuesit me te mire (pese gola ashtu si Vija, Shnajder e Forlan, por me me shume asiste), konfirmon nje mentalitet fitues: vetem perpara nje viti ai luante me te rinjte e Bajernit te Mynihut, njesoj ashtu siç ndodhte me Pedron e Barcelones. Holanda u prezantua me nje skuader me pak te rinj, por shume te balancuar dhe me nje pune kolektive qe deri diku arriti te mbulonte problemet ne repartin difensiv. Ne finale nuk arriten te benin me teper se mundesite e tyre, por dolen me koken lart, pasi u mposhten me merite nga Spanja.

Ne triumfin e “Furise se Kuqe” merite te padiskutueshme kane Ksavi dhe Injesta, dy mesfushore universale, me aftesi qe askush nuk mund t’i kopjoje. Lojtaret e Barçes ishin shtyllat kryesore te skuadres se Del Boskes: duke kombinuar dhe manovruar mes shume kundershtareve, pavaresisht fizikut te vogel (te dy jane nen 170 centimetra) dhe pa muskuj. Spanja, kampione e vitit 2010, na mesoi me se miri se si mund te luhet nje model i ri futbolli: me teknike, shpejtesi dhe gezim. Nje futboll per njerez normale dhe jo per atlete te programuar ne kompjuter. Nje futboll me lojtare te talentuar, me te rinj te Mijevjeçarit te Trete.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama