Leka Zogu do ti paguaje 3.3 mln euro biznesmenit Xhillari

Leka Zogu do t'i paguaje 3.3 mln euro biznesmenit Xhillari

Leka II Zogu, i njohur ndryshe si princi Leka, do t’i paguajë një shumë prej 3.3 milionë eurosh biznesmenit të ndërtimit, Alban Xhillari.  Vendimi gjyqësor për detyrimin në fjalë i dha fund përballjes gjyqësore mes Leka Zogut dhe biznesmenit Alban Xhillari, me qëllim zgjidhjen e një kontrate bashkëpunimi mes të dyve. Leka Ahmet Zogu i cili kishte regjistruar padinë në gjykatë që prej vitit 2009, kërkoi zgjidhjen e kontratës së bashkëpunimit me biznesmenin. Por për shkak të hetimit të vërtetësisë së një prej akteve të paraqitura si provë në gjyq, ky proces u pezullua në periudhën mars 2011-qershor 2013.

Pas vdekjes së Leka Zogut dhe pas rihapjes së gjyqit, si palë paditëse u ligjërua trashëgimtari i tij, Leka II Zogu. Ndërkohë biznesmeni Alban Xhillari bëri një kundërpadi, duke kërkuar kthimin e 2.9 milionë eurove, bashkë me kamatat, të investuara prej tij, për llogari të kontratës.

Në 16 korrik gjykata pranoi kërkesën e paditësit dhe shpalli vendimin për zgjidhjen e kontratës që parashikon pagimin e shumës prej 3.3 milionë euro nga Leka II Zogu.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama