Lazarati fjala me e kerkuar ne Google nga italianet

Lazarati, fjala me e kerkuar ne Google nga italianet

Lazarati është sot fjala më e kërkuar në motorin më të madh të kërkimit “Google” në Itali. Mbi 5 mijë persona kanë filluar të kërkojnë informacione për fshatin shqiptar për të cilin filloi të flitej mbrëmjen e kaluar gjatë puntatës së parë te “Le Iene”. Bëhet fjalë për një vend në të cilin të gjithë ishin praktikisht të ligjshëm për të kultivuar marijuanë dhe më pas për ta shitur në të gjithë Evropën duke përfshirë edhe Italinë.

Duket që situata ka ndryshuar pikërisht pas shërbimit të realizuar nga programi në “Italia Uno”.

Ndër tendencat e Google-it më pas gjejmë iOS8, përkatësisht për përditësimin e sistemit operativ Apple, që mund të shkarkohet që prej natës së fundit.

Janë kaq shumë italianë të cilët dëshirojnë për të lexuar detajet e reja të paraqitura nga përditësimi i versionit të mëparshëm.

Më pas, fjalët më të kërkuara në Itali janë “iCloud”, “Le iene” dhe gazetarja Lilli Gruber.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama