Lampard i thote lamtumire kombetares angleze

Lampard i thote lamtumire kombetares angleze

Mesfushori 36-vjeçar, Frank Lampard ka bërë publik dje vendimin e tij për t’i thënë lamtumirë përfaqësueses angleze të futbollit. Lajmi, që po kthehet në “zakon” pas botërorit të fundit, është bërë i njohur nga vetë lojtari. Pas 106 ndeshjesh të luajtura me përfaqësuesen e tre luanëve përgjatë këtyre 15 viteve, Lampard ka vendosur t’i bashkohet vendimit të mikut të tij Stiven Gerrard e t’u hapë vend të rinjve në rrugën drejt suksesit me përfaqësuesen angleze. Ndeshja e fundit e Lampard me Anglinë ka qenë pikërisht përballja me Kosta Rikën në ndeshjen e tretë të grupit “D”, ku ishullorët bënin pjesë dhe ku u renditën në vendin e fundit vetëm me një pikë. “Ka ardhur momenti që të rinjtë të bëjnë debutimin e tyre me fanellën e tre luanëve. Kisha dëshirë të isha dhe në europianin e vitit 2016, por vendosa ta ndërpres këtu rrugëtimin tim me përfaqësuesen. U uroj fat djemve që do mbajnë veshur fanellën e vendit tonë”, – theksoi Lampard. Para tij, një vendim të tillë e kanë bërë publik lojtarë si Xavi Hernandez (Xavi Spanjë), Ribery (Francë)…etj. Lampard i jep fund kështu aventurës së tij me Anglinë pas plot 15 vjetësh nga debutimi i tij. Gjatë kësaj periudhe futbollisti 36-vjeçar ka zhvilluar në total 106 ndeshje me 1 herë kampionët e botës, duke shënuar edhe 29 gola.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama