Lahm largohet nga kombetarja e Gjermanise

Lahm largohet nga kombetarja e Gjermanise

Kapiteni Philipp Lahm, ka dhënë dorëheqjen nga kombëtarja gjermane. Lajmi është konfirmuar nga vetë lojtari, i cili është shprehur se për këtë vendim ka njoftuar edhe tranjerin e skuadrës Joachim Loë.

 

“I kam thënë Joachim Loë të hënën se ka vendosur të largohem nga futbolli ndërkombëtar. Këtë vendim e kam marrë gjatë sezonit të fundit”, ka deklaruar Lahm.

 

Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Ëolfgang Niersbach, ka falenderuar 30 vjeçarin për çdo gjë që ka bërë me kombëtaren. “Philipp më telefonoi sot në mëngjes dhe më ka informuar personalisht për këtë vendim. Gjatë bisedës e kuptova shumë shpejt se ishte e kot të flisje me të për të ndryshuar mendje. Gjatë këtyre 10 viteve që ka luajtur me kombëtaren ai nuk qënë thjesht një lojtarë i mrekullueshëm, por ka qënë një model absolut. E falenderoj për çdo gjë që ka bërë me kombëtaren”, është shprehur ai.

 

Philipp Lahm ka bërë debutimin e tij të parë me Kombëtaren A në vitin 2004, duke zhvilluar 113 ndeshje dhe ka shënuar 5 gola. Lojtari do të vazhdojë të luaj për skuadrën e Bayern Munich të paktën deri në vitin 2018 kur edhe i skadon kontrata.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama