Lahm Nuk e ndiej mungesen e Kroos

Lahm: Nuk e ndiej mungesen e Kroos

Kapiteni i Bayern Munchen, Philipp Lahm, ka këmbëngulur se nuk e ndien mungesën e Toni Kroosit, i cili është transferuar për te Real Madridi këtë verë. Bavarezët humbën një prej lojtarëve më produktiv në ekipin e tyre, kur mesfushori i përfaqësueses gjermane u shit për te madrilenët, teksa në tri takimet e para të këtij sezoni në Bundesliga, ata kanë vuajtur jo pak, duke humbur pikë edhe ndaj Schalkes, por Lahm beson se çështja qëndron te humbja e Kroosit.

“Nuk jam aspak i trishtuar për largimin e Tonit, ky është futbolli, - ka thënë ai për revistën “Kicker”. - Lojtarët vijnë e ikin. Kam synuar gjithnjë që të mos ndikohemi nga shitja e lojtarëve, edhe pse Toni është një lojtar i shkëlqyer”.

Vendin e Kroos e ka marrë tashmë Xabi Alonso, e megjithatë ish-mesfushori i Realit nuk ka të njëjtat karakteristika. “Duke ditur mungesat e Javi Martinez, Thiagos dhe Bastian Schëeinsteiger, jo vetëm për 2 javë por për një kohë të gjatë, atëherë për ne ai do të bënte shumë punë”, tha Lahm.

Alonso është spanjolli i pestë që i bashkohet Bayern Munchenit, që kur Pep Guardiola mori drejtimin e ekipit më shumë se 1 vit më parë, por Lahm këmbëngul se pasaporta e një futbollisti nuk ka aspak rëndësi.

“Më të rëndësishme janë kualitetet që lojtari ka, - tha ai. - S’ka aspak rëndësi se nga vjen ai, për këtë gjë nuk shqetësohem”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama