La Repubblica Shqiperia nje vend magjepses per tu vizituar

La Repubblica: Shqiperia nje vend magjepses per t'u vizituar

Gazeta italiane “La repubblica”, i ka kushtuar një artikull turizmit në vendin tonë, në të cilin përshkruan natyrën e mrekullueshme që rrethon Shqipërinë dhe shqiptarët. “Gjëja më e bukur në Shqipëri, janë vetë shqiptarët të cilët shquhen për mikpritjen e përzemërt, nëse dëshironi të njihni 'Tokën e Shqiponjave', shkoni ta vizitoni dhe do mrekulloheni për origjinalitetin e tyre.

Nuk ka stacion hekurudhor, me raste as stacione autobusësh, por gjithmonë ndalojnë t’ju marrin për të shkuar ku të doni. Plazhet e Vlorës, të Sarandës e të tjerë, janë një mrekulli më vete, pa përmendur qytetet si Gjirokastra apo Berati që vazhdojnë të ruajnë traditat e tyre. Shqiptarët kanë bërë përparime të mëdha që pas rënies së regjimit komunist të Enver Hoxhës”, shkruan gazeta prestigjioze “La Repubblica”, e cila ka bashkangjitur në shkrimin e saj dhe 16 foto me pamje nga vende të ndryshme të Shqipërisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama