Kush eshte Roberto Pereyra lojtari me i ri i Juventusit

Kush eshte Roberto Pereyra, lojtari me i ri i Juventusit

Pak fjalë dhe shumë punë, ky është profili i Roberto Pereyra, lojtarit argjentinas i cili me  vullnet dhe shumë dëshirë arriti t’i tejkalojë gjithë vështirësitë e gjuhës dhe ambientimit pas mbërritjes në Udine dhe tashmë ka arritur të bëhet pjesë e futbollit të të mëdhenjve. Ka shpresuar të luajë në Champions League, tani ëndrra është kthyer në realitet falë Allegrit. Me ngjyrat bardhezi ai do të mund të fitojë dhe fanellën e Argjentinës.

Përsa i përket jetës private, argjentinasi ka qenë shumë i rezervuar. Ai është përpjekur gjithmonë që ta mbajë larg të fejuarën e tij nga sytë e medias, edhe pse nuk e ka mohuar që ajo është një shtyllë e fortë mbështetëse për të.

Futbolli për të ka qenë pasioni më i madh i jetës së tij, por dhe një dritare që do t’i krijonte mundësi që të ndihmonte financiarisht familjen  në vendlindje, e cila nuk mund të thuhet që ka jetuar në kushte të përshtatshme.  “Më pëlqen të luaj në krah, por jam gati të sakrifikohem në të gjitha rolet, më pëlqen edhe trekuartist, nëse ma kërkon trajneri. Jam i gatshëm të luaj edhe përpara për të ndihmuar skuadrën në shënimin e golit”-është shprehur lojtari gjatë prezantimit në Udine. Fjalë dhe muzikë kjo që u kthyen në vepra dhe gola në “Friulli”, ku Guidolin mbështetej shpesh herë tek argjentinasi për të zgjidhur lojën.

 

Ëndrra e lojtarit ka qenë dhe vazhdon të jetë fanella e vendlindjes së tij, Argjentinës. “Kam shumë dëshirë të përfaqësoj skuadrën time të origjinës, Argjentinë, por duhet më shumë punë dhe sakrifikim, me Juventusin mund t’ia dal. Mora pjesë tek botërori U20, çfarë emocionesh”, -ka thënë lojtari.  Roberto Pereyra, i datëlindjes 1 Janar 1991 (23 vjeç), është i gjatë 184 cm dhe ka një peshë prej 79 kg, në 82 ndeshje Argjentinasi ka shënuar 8 gola.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama