Kupa e Botes rikthehet ne shtepi

Kupa e Botes 'rikthehet' ne shtepi

Brazili është shtëpia e futbollit, thotë presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff gjatë një interviste për “The Guardian”. Rousseff, duke iu uruar mirëseardhjen sportdashësve të futbollit nga e gjithë bota, theksoi se ky eveniment do të jetë mundësi për të promovuar vlerat më të mira njerëzore. “Që nga e enjtja, sytë dhe zemra e botës do të jenë kthyer drejt Brazilit. 32 kombe do të përfaqësojnë pjesën më të bukur të futbollit botëror. Të enjten do të nisë evenimenti i cili zhvillohet çdo katër vite, ndër të tjera na bën të gjithëve të jemi fansa të futbollit. Është koha e festivalit më të madh futbollistik botëror, por është gjithashtu koha për të festuar e për të falenderuar futbollin për vlerat që na dhuron, për Fair Play, për paqen për vlerat njerëzore që promovohen,  si dëshira për harmoni dhe tolerancës dhe bashkëpunimit në grup”, – ka thënë për “Thw Guardian”, Roussef.

 

“Kupa e Kupave, siç e cilësoi Roussef, gjithashtu do të jetë edhe kupa e paqes, kupa e luftës ndaj racizmit të të gjitha formave, kupa e tolerancës, dialogut dhe mirëkuptimit. Të organizosh Kupën e Botës është njëlloj bekimi për brazilianët. Për një muaj, vizitorë nga e gjithë bota do të vizitojnë vendin tonë dhe do të zbulojnë se Brazili është tashmë më i zhvilluar me një demokraci më të pjekur. Përgjatë 12 viteve të fundit, shton ajo, ne kemi marshuar drejt të qenit një prej vendeve më të suksesshme në botë sa i takon projekteve të zhvillimit ekonomik, në uljen e papunësisë dhe zhvillimit social. “Vendi ynë, – thekson presidentja e Brazilit, – ka njohur një rënie masive të papunësisë, duke rritur nivelin e jetesës për 42 milionë banorë nga të qenit të varfër, drejt klasës së mesme. Po ashtu kemi bërë të mundur largimin e 36 milionë banorëve nga varfëria ekstreme në një dekadë”, – shprehet ajo për “The Guardian”. “Në vendin tonë, – shton Roussef, – mbizotëron demokracia, dëshira për të qenë i lirë dhe për të refuzuar të gjitha llojet e diktaturës e cila kaploi dhe lëndoi vendin tonë disa dekada më parë. Ne po e shijojmë plotësisht lirinë tonë dhe po bashkëjetojmë në tolerancë të plotë edhe me protestat popullore të të gjitha formave, pasi edhe të kundërshtosh udhëheqësin tënd duke parashtruar alternativa do të thotë të punosh një demokraci perfekte”.

 

Roussef pasqyron edhe surprizat që fansat e futbollit do të gjejnë në Brazil përgjatë zhvillimit të Botërorit. “Në të 12 qytetet ku do zhvillohet Kupa e Botës, vizituesit do të kenë mundësi të përthithin pamjet piktoreske që ofron natyra jonë. Ne jemi vendi i muzikës së bukur, i diversitetit kulturor, bashkëjetesës harmonike fetare dhe respektojmë ambientin”, – thekson presidentja e Brazilit. “Është vërtetë që futbolli u lind në Angli, por ne mendojmë se ishte Brazili që e adoptoi më së miri duke u kthyer në shtëpinë e futbollit. Në djepin brazilian janë rritur lojtarë si Pele, Garrinchad dhe Didi dhe shumë e shumë të tjerë, të cilët kanë emocionuar me magjitë e tyre miliona sportdashës nga e gjithë bota. Prandaj, tashmë që Kupa e Botës po kthehet në Brazil pas 64 vitesh, u ndjehem sikur futbolli po kthehet në shtëpinë e tij. Ne jemi toka e futbollit, e historisë së suksesshme me pesë kupa bote të fituara dhe gjithashtu për pasionin e çdo braziliani për t’iu dedikuar skuadrës së tyre. Heronjve të tyre të “Selesaos”, skuadrës sonë kombëtare. Dashuria për futbollin është pjesë e identitetit tonë kombëtar. Për ne futbolli është festa e jetës. Prandaj, në emër të 201 milionë brazilianëve kam dëshirë t’u urojmë mirëseardhje të ngrohtë të gjithë fansave nga e gjithë bota për të ndarë së bashku kupën e kupave”, – përfundon intervistën presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama