Krimeja historia e perseritur

Krimeja, historia e perseritur

Më 18 mars të këtij viti, Rusia aneksoi Krimenë, duke bërë kështu zgjerimin e parë të kufijve të saj që nga Lufta e Ftohtë. Shekulli XX ishte një qindvjeçar i mbushur me ndryshime kufijsh dhe influencash në të gjithë globin. Në fillim të Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik i zgjeroi kufijtë e tij drejt Bjellorusisë së sotme, Ukrainës dhe Krimesë.

Në fund të luftës, këtyre vendeve iu bashkuan edhe vendet baltike, Estonia, Lituania dhe Letonia. Gjatë Luftës së Ftohtë, kufijtë nuk ndryshuan deri në vitin 1991, kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik.

Çerek shekulli pas rënies së Murit të Berlinit, Rusia shfaqet sërish e “uritur”. Pesë hartat e bashkangjitura në këtë artikull tregojnë historinë plot telashe të Rusisë dhe fqinjëve të saj.

1938: Në një periudhë kur forcat në Europë ishin të balancuara, territori i Bashkimit Sovjetik nuk u zgjerua drejt Perëndimit.

1945: Pas Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik zgjeroi kufijtë drejt Ukrainës, Moldavisë, Bjellorusisë dhe vendeve baltike.

1949-89: Gjatë Luftës së Ftohtë, sfera e influencës së Bashkimit Sovjetik përfshiu edhe vendet e Europës Lindore, të cilat u bënë anëtare të Traktatit të Varshavës.

1991: Pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989, Bashkimi Sovjetik u shpërbë dhe territori i Rusisë ishte më i vogël se ai i para Luftës së Dytë Botërore.

2014: Rusia anekson rajonin ukrainas të Krimesë, pas referendumit të mbajtur në këtë vend, i cili nuk është pranuar nga faktori ndërkombëtar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama