Krijohet pajisja novatore qe pershpejton sherimin e dhimbjeve

Krijohet pajisja novatore qe pershpejton sherimin e dhimbjeve

Pajisjet plastike kanë pësuar ndryshime relativisht të pakta gjatë 300 viteve të ekzistencës së tyre, por shekulli i 21-të duket se ka sjellë një ndryshim rrënjësor në këtë fushë. 

 

Së fundmi, një pajisje 3D ka fituar një çmim për dizajnin e saj inovativ, pasi përveç pamjes së saj të përsosur, ajo përdor ultratinguj për të përshpejtuar procesin e trajtimit. Pajisja mjekësore “Osteoid” është produkt i katër muajve kërkim nga një student turk. 

 

“Format mjekësore tradicionale sakrifikojnë ventilimin në emër të integritetit strukturor”, tha Deniz Karasahin në artikullin ku ka paraqitur krijimin e tij. “Si rezultat, ato janë të dhimbshme, mbajnë erë të rëndë dhe për shkak të vetive të plastikës, janë të rënda dhe i pengojnë pacientët për të hyrë në ujë.” 

 

Studenti pretendon se pajisja mjekësore i adreson këto probleme pasi përshtatet me krahun e pacientit, por edhe përmban vrima për ventilim. 

 

Për t’u përshtatur me krahun e pacientit, zona e dëmtuar skanohet me një skaner 3D. Të dhënat transefohen në një program, i cili përcakton madhësinë dhe formën gjeometrike të pajisjes. Më vonë, pajisjes i shtohet një stimulues për kockat, i cili punon me ultratinguj, që përshpejton procesin e shërimit. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama