Krijohet ndermarrja bujqesore e Xarres fermeret me prane tregut nderkombetar

Krijohet ndermarrja bujqesore e Xarres, fermeret me prane tregut nderkombetar

Deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima ishte dje i pranishëm gjatë firmosjes së projektit për krijimin e ndërmarrjes bujqësore në komunën Xarrë, në qarkun e Vlorës. Në kuadër të nismave për asistimin dhe nxitjen e fermerëve të vegjël dhe zhvillimin e zonave bujqësore, u firmos krijimi i ndërmarrjes së parë bujqësore në Xarrë, që shënon nismën e parë konkrete për zhvillimin e zonës dhe shfrytëzimin e të gjithë potencialit të kësaj zone.

Projekti i ideuar gjatë fushatës zgjedhore, u firmos në Himarë, me pjesëmarrjen e deputetit Kokëdhima dhe 14 aksionerëve.

60 për qind e kapitalit u firmos nga fermerët më të suksesshëm të Xarrës, ndërsa 40 për qind e tij u firmos nga dy familje biznesi shumë të njohura në Shqipëri. Kapitali arrin vlerën e 1 miliard lekëve, e cila është paguar plotësisht nga aksionerët.

Sipas deputetit Kokëdhima, “shoqëria ka planifikuar të investojë rreth 5 miliardë lekë në 5 vitet e ardhshme, ku numri i të punësuarve do të arrijë në 500 veta. Kompania do të investojë për 7-10 fishimin e prodhimit të mandarinave dhe agrumeve që realizohen sot në zonë”.

Duke e vënë theksin tek krijimi i një modeli suksesi për bujqësinë e vendit, përmes kthimit në një vend eksportues, që shfrytëzon potencialin bujqësor, Kokëdhima theksoi se në pesë vitet e ardhshme do të bëhen investime për përqendrimin e prodhimit, kooperimin e shërbimeve, uljen e kostove dhe rritjen e aftësive konkurruese të fermerëve shqiptarë në tregun rajonal dhe evropian.

“Në 5 vitet e ardhshme do financojë përmbushjen e standarteve për të mundësuar eksportin e prodhimeve të fermerëve në BE, do të investojë për përqendrimin e prodhimit, kooperimin e shërbimeve, uljen e kostove dhe rritjen e aftësive konkurruese në tregun rajonal dhe evropian”, theksoi deputeti Kokëdhima.

 
Përmbajtja e projektit

Projekti u ideua gjatë fushatës së zgjedhjeve 1 vit më parë dhe u firmos sot, në bregdetin e Himarës. Gjithësej janë 14 aksionerë. Kapitali është 1 miliard lekë, i paguar 100% nga aksionerët. 60% e kapitalit u vendos nga fermerët më të suksesshëm të Xarrës, ndërsa 40% e kapitalit u vendos nga dy familje biznesi shumë të njohura në Shqipëri. Shoqëria ka planifikuar të investojë rreth 5 miliardë lekë në 5 vitet e ardhshme.

Numri i të punësuarëve të kësaj kompanie, -500 veta. Kompania do të investojë për 7-10 fishimin e prodhimit të mandarinave dhe agrumeve që realizohen sot në zonë; në 5 vitet e ardhshme do financojë përmbushjen e standarteve për të mundësuar eksportin e prodhimeve të fermerëve në BE, do të investojë për përqëndrimin e prodhimit, kooperimin e shërbimeve, uljen e kostove dhe rritjen e aftësive konkurruese në tregun rajonal dhe evropian.

Fermerët e Xarrës tani më do të kenë një blerës të sigurtë të prodhimeve të tyre dhe nuk do të kërcënohen më nga pamundësia dhe paaftësia e tyre, për të dalë në tregjet ndërkombëtare.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama