Krijohet Liga e kombeve hiqen miqesoret

Krijohet 'Liga e kombeve', hiqen miqesoret

UEFA vendosi të krijojë ‘Ligën e Kombeve’ në vitin 2018, një kompeticion që do të luhet mes kombëtareve të vendeve anëtare të UEFA-s dhe që do të zëvendësojë ndeshjet miqësore. Formati i këtij kampionati ende nuk është bërë i qartë, por mendohet se 54 kombëtaret do të ndahen në 4 grupe të mëdha që do të percaktohen në bazë të koeficientit të tyre në UEFA. Drejtuesit e saj theksojnë se cdo grup do të ndahet në minigrupe me 3-4 skuadra dhe secila prej tyre do të luaje 4 deri në 6 ndeshje nga shtatori 2018 deri në nëntor të atij viti.

Faza “Final Four” ku bëjnë pjesë 4 ekipet më të mira të grupit A do t’i zhvillojnë ndeshjet në vitin 2019, ndërsa ndeshjet “Play Off” do të luhen në muajin mars 2020. Ndërkohë fituesit e cdo divizioni, përvec se do të kenë mundësi të ngjiten në kategori, do të kenë edhe mundësinë për të shkuar direkt në Europianin e vitit 2020.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama