Kosta Rika Dalin rezultatet e testeve antidoping

Kosta Rika: Dalin rezultatet e testeve antidoping

Federata kostarikane ka bërë të ditur se testet antidoping të kryera nga FIFA ndaj 7 lojtarëve të saj pas ndeshjes me Uruguain dhe Italinë kanë rezultuar negativë. “Los Ticos” të cilët surprizuan me kualifikimin e tyre në çerekfinale të botërorit të Brazilit më në fund janë liruar nga vala e polemikave që u krijua pasi FIFA vendosi për të hetuar 7 prej lojtarëve të Kosta Rikë. Ky vendim tërhoqi jo vetëm vëmendjen e medias por edhe atë të mjaft figurave të futbollit botëror, si Maradona dhe Mbrinjo, të cilët e kanë cilësuar atë si një veprim diskriminues dhe si një mungesë totale respekti ndaj Federatës së vendit latino-amerikan. FIFA është justifikuar se lojtarëve të Kosta Rikës nuk u është bërë asnjëherë më parë ky test “Shumë prej lojtarëve të përfaqësues latine janë bashkuar me grupin pak para fillimit të botërorit dhe jo si në rastet e përfaqësueseve të tjera”, ka sqaruar  FIFA në një komunikatë për shtyp.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama