Kosova nuk e fton Januzajn

Kosova nuk e fton Januzajn

Tranjeri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku nuk i ka dërguar ftesë lojtarit të talentuar me orgjinë shqiptare, Adnan Januzaj. Kosova do të luaj dy ndeshje miqësore në muajin Maj kundër Turqisë dhe Senegalit. Januzaj nuk iu përgjigj pozitivisht ftesës së parë për ndeshjen ndaj Haitit që u zhvillua në Mitrovicë, por tranjeri Bunjaku deklaron se dera e ekipit të tij do të jetë gjithmonë e hapur për lojtarin e Manchester United.

 

“Siç kam thënë më herët Januzaj i ka dyert e hapura në Përfaqësuesen e Kosovës. Ne kemi biseduar me xhaxhallarët e Januzajt, dhe tani jemi duke e pritur një takim me të dhe familjen e tij”, ka deklaruar Bunjaki për Express. “Por, unë nuk do t’i bëjë ftesë Januzajt që të luaj për Kosovën pa pasur një takim me lojtarin, familjen e tij dhe klubin. Nuk dua t’i dërgoj ftesë vetëm sa për të dal në media, siç bëjnë disa përfaqësuesja tjera”, ka theksuar ai. “Ftesa një lojtarit i dërgohet kur puna është 90 për qind e krye. Unë mund t’i dërgoj ftesë edhe Xherdan Shaqirit e Valon Behramit, por kjo nuk është e drejtë”, ka përfunduar tranjeri Bunjaku.

 

Ndërkohë pak ditë më parë tranjeri i kombëtares turke  Fatih Terim, ka deklaruar se dëshironte që Januzaj ti bashkohej Turqisë. Shqipëria dhe Belgjika janë dy skuadra të tjera që po punojnë fortë që talenti shqiptarë të bëhet pjesë e tyre.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama