Konte Nese do luhej nje muaj me pare nuk do te kishte histori

Konte: Nëse do luhej një muaj më parë, nuk do të kishte histori

Trajneri i Italisë, Antonio Konte, duket mjaft optimist para sfidës kundër Gjermanisë, edhe pse pranon superioritetin e kundërshtarëve në këtë duel të radhës në Euro 2016.

Antonio Konte

"Këto janë ndeshje që luhen në 120%, janë ndeshje shumë fizike. Nuk duhet të jemi mirë fizikisht, por shumë mirë. Do të përballemi me një kundërshtar shumë të fortë, në këtë moment janë më të mirë se Spanja, janë Kampionët e Botës. Kanë gjithçka që i nevojitet një skuadre të fortë: teknikë, talent, përgatitje fizike. Kanë organizim, mendoj se është skuadra më e kompletuar në botë, me lojtarë të fortë dhe një skuadër të fortë gjithashtu", tha ai para gazetarëve.

antonio konte

"Kjo është një ndeshje me eliminim direkt, një ndeshje e madhe për ne. Nëse do luhej një muaj më parë, kjo ndeshje nuk do të kishte histori, por tani jemi këtu për ta luajtur ndaj tyre pasi kemi fituar grupin dhe mundur Spanjën. Duhet të jemi të gatshëm të kalojmë vështirësitë dhe të kuptojmë si të përmbysim forcat në fushë. Askush nuk e fillon ndeshjen i mundur, kemi punuar dhe kemi shumë dëshirë të kalojmë pengesa në dukje të pakalueshme. Fjala fushës, e respektojmë shumë Gjermaninë", vijoi ai.

0,,19149302_303,00

Trajneri ka paralajmëruar se ndeshja ndaj Gjermanisë do të jetë krejtësisht ndryshe nga ajo me Spanjën. "Duhet të jemi më të zotë për të kufizuar kundërshtarët e më pas për t'i goditur. E kemi studiuar Gjermaninë dhe kemi punuar shumë. Jemi përgatitur për një skuadër e cila kur sulmon, të dëmton. Kanë shumë kualitet, talent dhe principe të dukshme të lojës. Ka një organizim që është rritur në vite dhe nuk është rastësi që janë Kampionë Bote, sot janë më të kompletuarit në botë", ishte vlerësimi i Kontes.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama