Kompania TAP AG drejt nje tenderi miliona eurosh ne Shqiperi

Kompania TAP AG, drejt nje tenderi miliona eurosh ne Shqiperi

Kompania Trans Adriatic Pipeline (TAP) AG ka rinisur procesin e tenderimit, për punime në kuadër të ndërtimit të gazsjellësit të Korridorit Jugor, që do të transportojë gaz azerbajxhanas në Evropë dhe do të kalojë në Shqipëri. Tenderi i parë përfshin ndërtimin e rrugëve dhe urave, të cilat do të shërbejnë për ndërtimin e gazsjellësit, është për punime në vendin tonë.

Qarqet e përfshira janë ato të Korçës, Beratit dhe Fierit. Në vlerë monetare parashikohet, që kontrata për punimet, duke përjashtuar TVSH-në, të kapi vlerën 40 milionë euro deri në 70 milionë euro. Kompania TAP AG e ka bërë të ditur këtë proces tenderimi nëpërmjet një njoftimi për shtyp si edhe detajet e plota janë publikuar në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian “EU Gazette”.

Aplikimi

Në këtë tender mund të marrin pjesë si kompani nga vendi ku do të zhvillohen punime ashtu si edhe ato ndërkombëtare. Gjuha zyrtare e dokumentacionit do të jetë në gjuhën angleze. Të gjitha subjektet e interesuara të konkurrojnë, për të fituar të drejtën për të ndërmarrë punimet, duhet të plotësojnë paraprakisht një Pyetësorin Parakualifikues (Prequalification Questionnaire ose PPQ). Për sa i përket aspekteve financiare, aplikuesit duhet të japin të dhëna mbi të ardhurat, duhet të kenë pasur të ardhura vjetore minimalisht 25 milionë euro, për 3 vitet financiare të fundit. Gjithashtu, aplikuesit duhet të paraqesin 3 referenca të ndryshme për ndërtim rrugësh dhe 2 të tjera për ndërtim urash.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama