Klubet europiane ne ndjekje te talentit kosovar

Klubet europiane ne ndjekje te talentit kosovar

Një ndër klubet më të mëdha në botë, Barcelona, ka shfaqur interesim për shërbimet e supertalentit nga Kosova, Edon Zhegrova, i cili së fundmi është krahasuar edhe me katër herë futbollistin më të mirë në botë, Lionel Messin, njofton Telegrafi. 15-vjeçari i cili luan për Prishtinën, ditë më parë shkoi në prova te Standard Liege dhe menjëherë ka rënë në sy të shumë vëzhguesve të klubeve të mëdha botërore, si Arsenal, PSG, Milan dhe Barcelona.

 

Një portal i njohur në spanjë, “Fichajes.com” ka shkruar se Barcelona ka shfaqur interesim për talentin kosovar dhe mendojnë se ai mund të jetë Messi i ri në të ardhmen e afërt. Përveç këtij portali, edhe shumë media të tjera belge e evropiane kanë shkruar për Edonin, i cili padyshim se ka shumë perspektivë. Edoni vitin e kaluar është përzgjedhur si lojtari me potencialin më të madh në “AC Milan Junior Camp Kosovo” që u mbajt në Ferizaj, dhe gjithashtu ka qenë edhe në Milano në stërvitje me të përzgjedhurit tjerë nga e tërë bota.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama