Kjo eshte arroganca e burokrateve te Brukselit qe refuzuan britaniket

Kjo është arroganca e burokratëve të Brukselit që refuzuan britanikët

Presidenti i Komisionit Europian foli, sot, para eurodeputetëve të Parlamentit Europian. Në një moment të fjalës së tij, ai u pohoi se "duhet të respektojmë demokracinë britanike dhe zgjedhje që ajo shprehu", deklaratë e cila u shoqërua me duartrokitje të zbehta nga disa europarlamentarë britanikë pro Brexit.

Por një prej tyre--Nigel Farage, kryetari i Partisë së Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar (UKIP)--e zgjati i vetëm duartrokitjen e tij në mënyrë ironike. Kësaj ironie Presidenti Juncker iu përgjigj me fjalët:

Ndërsa është e kuptueshme pse reagimi i Presidentit Juncker ishte nervoz, fakti është se qëndrimi i tij ishte gjithashtu arrogant. Ky qëndrim pason një sërë qendrimesh të tjera arrogante që Presidenti Juncker ka mbajtur mbas votës britanike, përfshi thirrjen e tij ndaj qeverisë britanike të kërkojë menjëherë daljen nga BE.

Presidenti Juncker është i emëruar në funksionin e tij dhe nuk i jep llogari kujt, ndërsa anëtarët e parlamentit europian, si Farage, janë të votuar nga qytetarët e vendeve të tyre dhe u japin atyre llogari. Megjithatë, europarlamentarët kanë shumë më pak peshë në vendim-marrjen e BE-së se burokratët e lartë si Zoti Juncker.

Arroganca me të cilën Presidenti Juncker iu drejtua sot një europarlamentari të votuar nga populli, qoftë ai edhe një provokator si Zoti Farage, është dëshmi e njërit prej problemeve kryesore të BE-së: mungesën e demokracisë dhe llogaridhënies nga funksionarët e lartë e të pushtetshëm të BE-së, të cilët nuk votohen nga qytetarët europianë por emërohen në mënyrë jo demokratike.

Kjo ishte një nga shkaqet e refuzimit që votuesit britanikë i bënë BE-së: burokratët e pavotuar dhe që nuk japin llogari nuk duhet të vendosin për fatet e qytetarëve, të cilët nuk kanë asnjë ndikim apo kontroll mbi ta.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama