Kerkimet per avionin e zhdukur as nendetesja robotike nuk gjen gje

Kerkimet per avionin e zhdukur, as nendetesja robotike nuk gjen gje

Me gjithë përdorimin e një nëndetëse robot, skuadrat e shpëtimit mbyllën një tjetër ditë kërkimesh për avionin e zhdukur të Malaysia Airlines pa rezultat. Bluflin-21 u dërgua për të kontrolluar shtratin e oqeanit Indian në kërkim të pjesëve të avionit të zhdukur, pas sinjaleve të kapura nga një anije australiane disa ditë më parë, të cilat besohet se i përkisnin kutisë së zezë të avionit.

Gjatë ditës së martë nëndetsja robotike do të përdoret sërish me një rreze sonare më të madhe se më parë.

Fluturimi MH 370 me 239 persona në bord humbi kontaktin me kullën e vrojtimit më 8 mars ndërsa udhëtonte nga Kuala Lumpur për në Pekin.

Javën e kaluar një anije australiane e cila merr pjesë në operacionet e kërkimit arriti të kapë 4 sinjale duke përdorur një lokalizues, të cilat sipas zyrtarëve mund të vijnë nga kutia e zezë e avionit të zhdukur. Megjithatë që prej 8 prillit nuk është kapur asnjë sinjal tjetër, çka bën të dyshohet se bateritë e kutisë së zezë nuk punojnë më.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama