Kercenimi grek per Shqiperine Ju bllokojme ne BE nese sarrihet pakti detar

Kercenimi grek per Shqiperine: Ju bllokojme ne BE nese s'arrihet pakti detar

Jo vetëm moszgjidhja e cështjes së kufirit detar, por edhe zgjedhjet shqiptare të 21 qershorit i kanë mëriztur grekët. Sipas eurodeputeteve të vendit fqinj, nëse Shqipëria nuk firmos një pakt detar me Greqinë, rruga e saj drejt BE do të bllokohet. Ndërsa për zgjedhjet eurodeputeti  Georgios Epitideios shprehet se thirrja e Kryeministrit se nëse nuk votohet kandidati i qeverisë banorët s’do kenë as ujë për të pirë. është një tregues i qartë, që shumë gjëra shkuan keq gjatë zgjedhjeve.

Ndërsa në Tiranë është njoftuar një vizitë e Ministrit të Jashtëm grek gjatë këtij muaji, eurdeputetet e vendit fqinj nuk hezitojnë aspak të vënë në dukje se do të bllokojnë hapjen e negociatave për anëtarësim nëse Shqipëria nuk bën marrëveshje për paktin detar sipas kritereve te Kopenhagenit. Këtë pohim e bëri për gazetaren e ABC News në Bruksel Erisa zykaj, eruparlamenari Georgios Epitideios, i cili e lë barrën e zgjidhjes së çështjes tek pala shqiptare.
 
“Respektimi i parimit të fqinjësisë së mirë dhe moskrjimi i probleme me fqinjët janë të rëndësishme. Përderisa Greqia është një shtet anëtar i Bashkimit Europian, mund të bllokojë anëtarësimin e Shqipërisë. Por kjo nuk është një çështje greke, është një çështje shqiptare. Nëse qeveria shqiptare tregohet e gatshme për të bashkëpunuar dhe nuk krijon probleme të reja, atëherë nuk do ketë asnjë problem nga ana greke. Ne s’kemi asnjë paragjykim për anëtarësimin e Shqipërisë, por sigurisht që është Shqipëria që duhet të përmbushë kriteret e Kopenhagës dhe kjo është ajo që ne i kërkojmë vendit.”
 
Por sipas eurodeputetit grek, nuk janë vetëm marrëdhëniet dypalëshe në mes, por edhe stadardet europiane të papërmbushura që pengojnë Shqipërinë. Për këtë iu referohet zgjedhjeve, sipas tij të keqija të 21 qershorit. Grekët duken të mërzitur nga sjellja e qeverisë së Edi Ramës në zgjedhje. Veçanërisht u ka tingëlluar si presion i hapur thirrja e kryeministrit se e vetmja rrugë që të kenë investime është vota për kandidatët e qeverisë dhe zemra u rreh aty ku ka zonë minoritare greke.
 
“Minoritet më  madh në Shqipëri është ai grek, që është bazuar në jugun e Shqipërisë. Sipas shumë të dhënave kishte shumë shkelje të banorëve në zonat ku ata kanë votuar.
Ka patur një fushatë frikësuese, është ushtruar tension mbi votuesit, pengesa  dhe vështirësi për votuesit gjatë votimit, kishte një fushatë propogande kundër kandidatëve që nuk ishin të pranueshëm për qeverinë, ka patur sulme në zyrat e kandidatëve.
 
Të thotë Kryeministri se nëse nuk votohet kandidati i qeverisë banorët s’do keni as ujë për të pirë. Është një tregues i qartë, që shumë gjëra shkuan keq gjatë zgjedhjeve”, thotë eurodeputeti Georgios Epitideios.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama