Kathimerini publikon video dhe foto te Kudret Kumes te torturuar (Video)

'Kathimerini' publikon video dhe foto te Kudret Kumes te torturuar (Video)

Në materialet foto-filmike, te gazeta “Kathimerini” shihet se si e dërgojnë pas torturave në qelinë rojet të dënuarin e ndjerë Kudret Kume “Ilia Kareli” deri sa ndërroi jetë. Një video rrënqethëse është publikuar në Greqi që tregon ecurinë e sjelljes ndaj shqiptarit Kudret Kume “Ilia Kareli”, i cili ndërroi jetë në burgun e Nigritas nga dhuna ekstreme dhe torturat e sëpaku 20 rojeve të brendshëm dhe të jashtëm.


Gazeta me peshë dhe traditë “Kathimerini” publikoi në versionin online videon dhe fotografitë e viktimës 42-vjeçar Kudret Kume. Në videon me kohëzgjatje diku te 5 minuta, shqiptari i dënuar shihet me nxirje në trup nga mbledhja e gjakut (hematoma) si dhe me një dorë të djegur. Në materialet foto-filmike, shihet se si e dërgojnë pas torturave në qelinë rojet të dënuarin Kume deri sa ndërroi jetë në 27 mars. Mes rojeve është edhe drejtori i burgut, i cili ndryshe nga të paktën 15 të akuzuar për vrasje, nuk është thirrur për dëshmi.

Prokurorët kanë marrë pothuajse 20 orë filmime nga kamerat e burgut të vendosura që në hyrje si dhe në brendësi. Autoritetet greke nisën procesin gjyqësor ndaj 15 personave të akuzuar për pjesëmarrje në dhunën dhe torturat ndaj shqiptarit. I ndjeri Kudret Kume u varros në fshatin e tij Zhupan të Fierit, por në turpin e tij m ungonte zemra dhe me dyshim edhe organe të tjera, pasi i ishin hequr, sipas autoriteteve greke, për ekspertizë.

Nga dhuna dhe torturat viktimës iu thyen eshtra, kafazi i kraharorit, tri brinjë dhe kafka, ndërsa dëmtimet e tjera ishin gjithashtu të shumta. Dosja e prokurores Gjorgjia Tutunzi (Gjeorgjia Toutoutnzi) i ka me emra të 15 gardianët e akuzuar se e torturuan për mbi dy orë viktimën shqiptare si akt hakmarrjeje ndaj vrasjes më 25 mars të gardianit në Malandrino, Jorgo Cironis (Yiorgos Tsironis) 46-vjeçar.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama