Kanadaja rrezikon konfrontimin me Rusine

Kanadaja rrezikon konfrontimin me Rusine

Kanadaja është e gatshme për një konfrontim me Rusinë nëse kjo e fundit zgjeron ambiciet e saj në rajonin e Arktikut. Rajoni i pasur me naftë është vendosur të kthehet një fushë beteje politike në dekadat në vijim.

"Ne jemi thellësisht të shqetësuar dhe jemi të vendosur për të mbrojtur sovranitetin e Kanadasë në Arktik", tha ministri i Jashtëm John Baird.

Ministri u shpreh i gatshëm për të mbrojtur sovranitetin e vendit, përball kërcënimeve të Rusisë. Vitin e kaluar, Rusia  bëri publike vendosjen e një baze naftë-kërkuese të saj në Novosibirsk Archipelago, në brigjet veri-lindore të vendit, i cili që atëherë e ka përforcuar zonën me luftanije dhe akullthyese, si një sistem mbrojtjeje.

"Ne kemi parë provokimeve ruse në Arktik për dekada të tëra në vijim, kështu që nuk ka asgjë të re", tha Baird.

Kanadaja bojkotoi konferencën e rangut të lartë të Këshillit të Arktikut në Moskë në fillim të këtij viti, dhe kjo çoi në një përshkallëzim të mëtejshëm të një konflikti i cili tashmë duket i pashmangshëm.

Rusia dhe Kanadaja, së bashku me SHBA-të, Norvegjinë dhe Danimarkën përbëjnë pesë shtetet me pretendime në zonën polare. Ato kanë bërë përpjekje për të siguruar të drejtat e tyre ligjore për zona të mëdha të Arktikut, të cilat mendohet se përmbajnë 15% të rezervave të naftës dhe 30% e të gjithë gazit natyror në botë.

Rusia i ka dërguar kërkesat e saj Kombeve të Bashkuara për shfrytëzim të kësaj zone për të cilën pretendon se është pjesë e juridiksionit të saj kombëtar , ndërsa Kanadaja ka bërë të njëjtat pretendime.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama