Jo boterorit ne Rusi Anglia kerkese zyrtare FIFA-s

Jo boterorit ne Rusi, Anglia kerkese zyrtare FIFA-s

Rusia nuk duhet të jetë organizatore e kampionit botëror të futbollit të vitit 2018. Kështu mendon, Zv.kryeministri britanik Nick Clegg, i cili duke marrë shkasë nga atentati i kryer ndaj avionit Malaysian Airlines MH17  është shprehur kundër organizimit të Botërorit 2018 nga ana e Rusisë. Politikani anglez i ka kërkuar zyrtarisht FIFA-s që t’i heqë të drejtën vendit lindor për organizimin e turneut të ardhshëm botëror për shkak të konfliktit me Ukrainën. “Fakti që BE ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të ngjarjeve me vendin fqinj, duhet ta bëjë FIFA-n të reflektojë lidhur me vendimin e saj dhe të mos i lejojë Rusisë organizimin e eventeve të tilla sportive, pasi duhet të ushtrojmë presion ndaj Rusisë”, ka thënë Clegg për mediat Angleze. Por FIFA nuk duket e lëkundur në vendimin e saj. Ajo ka reaguar ndaj kërkesave gjithnjë e në rritje lidhur me këtë çështje duke theksuar se ky turne do të shërbejë për të përkrahur dialogun, mirëkuptimin dhe paqen mes vendeve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama