Java e gjithe - perfshirjes ne Tirane

Java e gjithe - perfshirjes ne Tirane
Në kuadrin e “Javës Gjithë- përfshirëse”, që organizohet nga British Council nga data 4 deri në 8 prill në Shqipëri, do të zhvillohen disa aktivitete kulturore-artistike edhe në Tiranë. Në datën 5 prill, ora 19:00, në Akademinë e Arteve në Tiranë, kompania angleze StopGAP do të jap një shfaqje teatrale danci. StopGAP është një grup danci me famë botërore e përberë nga kërcimtarë me dhe pa aftësi të kufizuara. Hyrja për këtë shfaqje është e lirë, por duhen rezervuar bileta në sportelet e Akademisë së Arteve ose duke i shkruar Britsh Council në adresën info@britishcouncil.org.al.

Në datën 6 prill, ora 15:00, në Teatrin e Metropolit në Tiranë, do të shfaqet filmi dokumentar i anglezit Simon Minty, një akt komedie mbi paaftësinë. Minty është një ekspert i njohur për integrimin e njerëzve me aftësi të kufizuara në shoqëri. Kurse në orën 19:00 të kësaj date, po në këtë teatër do të zhvillohet një bisedë me Adina Tal, themeluese dhe drejtore Teatrit Nalagaat në Israel. Ky teatër është unik në të gjithë botën pasi aktorët e tij janë njerëz me dëmtime në dëgjim dhe shikim. Aktivitet të ngjashme janë planifikuar të zhvillohen edhe në Durrës e në Shkodër.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama