Januzaj orgji virtuale me nje modele irlandeze

Januzaj, orgji virtuale me nje modele irlandeze

Manchester United nuk po ecën mirë në këtë sezon duke regjistruar rezultate shumë të dobëta në kampionatin anglez, është eliminuar nga Kupa e Mbretëreshës dhe ajo e Ligës si dhe është në prag të eliminimit nga Champions League (barazoi në Old Trafford 1-1 ndaj Bayern Munchen). 

 

Sikur të mos mjaftonin këto, tashmë ka dalë në dritë një skandal seksual me protagonistë lojtarët e Djajve të Kuq.

 

Sipas tabloidit ‘The Sun’, Adnan Januzaj, së bashku me tre shokë të ekipit (Kagawa, Johnstone dhe një tjetër futbollist të cilit nuk i është bërë publik emri), kanë kryer marrëdhënie seksuale virtuale me një modele irlandeze 28-vjeçare. Claire MacMullan ka deklaruar se është zhveshur disa herë për “kënaqësinë e lojtarëve”.

 

Ajo e ka përshkruar futbollistin me origjinë nga Kosova si një “djall të nxehtë”, ndërsa një nga futbollistët e tjerë, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur, i ka dërguar asaj fotografi të organeve gjenitale.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama