Ja pse eshte java e Teutes dhe Tiranes

Ja pse është java e Teutës dhe Tiranës

Kjo javë është realisht vendimtare për zonën "Euro". Në Durrës luhet një duel vendimtar ndërmjet Teutës dhe Tiranës, ndërsa në një tjetër qytet bregdetar do të përballet Flamurtari me Kukësin.tirana

Dhe ky 90-minutësh është në favor të skuadrës durrsake dhe bardhebluve. Kushdo që të dalë fitues në "Niko Dovana", sigurisht që do të interesohet direkt për rezultatin e ndeshjes tjetër që luhet në stadiumin "Flamurtari".

Sikundër dihet, vlonjatët do t'ua bëjnë të vështirë verilindorëve, pasi domosdoshmëria për pikë kushtë- zon ekipin e Ramadanit që të marrë maksimumin sot.

Nga ana tjetër, kuksianët janë deficitarë në organikë, pasi shkojnë me mungesa në Vlorë. Ndaj, me një humbje të mundshme të ekipit të Duros, Teuta do të blindonte vendin e tretë, ose Tirana do të shkurtonte diferencën në -1.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama