Ja njerezit me te pasur te Europes

Ja njerezit me te pasur te Europes

Ka dallim mes pasanikëve në SHBA dhe Europë. Kështu shkruan "Vox.com", e cila nëpërmjet një harte tregon se cilët janë njerëzit më të pasur të Evropës. Dallimi qëndron në faktin se Evropa nuk i ka pasanikët baronë të teknologjisë dhe manjatë të naftës, siç ndodh në SHBA. Të pasurit e Evropës drejtojnë më së shumti biznese të pakicës por shumë fitimprurëse. 

Njerëzit më të pasur të Europës drejtojnë biznese fitimprurëse të bazuara kryesisht tek industria e lehtë, siç janë veshjet dhe ushqimet. Kështu, në Turqi më i pasuri është Murat Ulker, i fimës së famshme të biskotave e çokollatave "Ulker". E njëjta situatë është edhe në Itali, ku kryeson Michele Ferrero me të famshmen "Nutella".

Më i pasuri në Shqipëri renditet Samir Mane, pasuria e të cilit shkon deri në 1.3 bilionë.

Në artikull thuhet se informacionet janë mbledhur dorë pas dore dhe prandaj është e vështirë të vlerësohet saktësisht sa arrin pasuria e tyre. Ja cilët janë ata, të ndarë sipas shteteve:

Turqia - Murat Ulker, ‘Ulker’

Maqedonia - Maksil Minko, ‘Jordanov’

Italia - Michele Ferrero, ‘Nutella’

Shqipëria - Samir Mane, ‘Balfin’

Spanjë - Amaniko Ortega, ‘Zara’

Franca - Liliane Bettencourt ‘Loreal’

Greqia - Spiro Latsis, ‘EFG BANK’

Suedia - Stefan Persson ‘H&M’

Rusia - Alisher Usmanov, ‘Metalloinvest’

Austria - Red Bull, Dietric, ‘Mateschitz’

Britania - Gerald Grosvenor, ‘Grosvenor’


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama