ISIS eshte krijuar nga SHBA-te dhe Izraeli

'ISIS eshte krijuar nga SHBA-te dhe Izraeli'

Ish-presidenti i Kubës, Fidel Kastro ka krahasuar NATO-n me forcat naziste të SS dhe akuzon SHBA-të dhe Izraelin se janë përfshirë në krijimin e ISIS. Duke iu referuar presionit të NATO-s ndaj Rusisë që ajo të tërhiqet nga Ukraina, lideri ikonik i Kubës akuzoi Perëndimin për hipokrizi dhe agresion.

“Shumë njerëz habiten kur dëgjojnë deklarata e bëra nga zëdhënësit evropiane të NATO-s, kur flasin me stilin dhe fytyrën e nazistëve”, shkruan Kastro në një artikull të publikuar në mediet kubane.

88-vjeçari ka sulmuar dhe senatorin amerikan John McCain lidhur me politikat e tij në Lindjen e Mesme duke e përshkruar si “aleat pa kushtet të Izraelit”.

Ai akuzoi McCain se ka mbështetur agjencinë inteligjente izraelite Mossad si dhe së bashku kanë krijuar Shtetin Islamik, që sot kontrollon një pjesë të konsiderueshme dhe vitale të Irakut dhe 1/3 e Sirisë gjithashtu. Kastro sulmoi Perëndimit për “cinizmin” dhe tha se do të bëhet “simbol i politikave imperialiste”. Nga ana tjetër ai ka theksuar se Kuba do të vazhdojë t’i rezistojë SHBA-ve pavarësisht kostos në ekonomi nga embargoja amerikane duke thënë se, “nuk ka çmim më të keq se sa kapitullimi para një armiku që të sulmon pa të drejtë”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama