I dehuri tenton te futet ne Kryeministri

I dehuri tenton te futet ne Kryeministri

Gjatë ditës së sotme një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka tentuar të hyjë në ambientet e brendshme të Kryeministrisë, duke thyer rrethimin e Gardës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 minuta të mesditës së sotme.

 

I dehuri është pikasur nga punonjësit e Gardës së Republikës dhe është ndaluar. Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes. Menjëherë janë njoftuar edhe forcat policore. Disa patrulla të Komisariatit numër 1 dhe 2 në Tiranë, kanë mbërritur aty dhe kanë bërë shoqërimin e personit të dehur.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama