Hysaj mungon kunder Danimarkes ndryshon mbrojtja

Hysaj mungon kunder Danimarkes, ndryshon mbrojtja

Elseid Hysaj, me 90 për qind, do ta humbë ndeshjen me Danimarkën, madje rrezikon edhe Portugalinë. Problemet e mbrojtësit të Napolit në kofshën e majtë kanë rezultuar më të rënda nga sa kishte parashikuar stafi mjekësor i ekipit kuqezi, por edhe futbollisti.


Për këtë arsye, Shqipëria pritet që nesër në mbrëmje të luajë një ndeshje vendimtare me dy debutues në repartin defensiv: Ajetin në qendër dhe Xhimshitin në të djathtë. Situatë aspak e qetë në radhët e stafit…

Hysaj


Lojtari ka bërë fizeoterapi dje gjatë gjithë paradites, me shpresën se do të ishte gati të stërvitej pasdite. Nuk ka ndodhur kështu. Në seancën e pasdites, e ndjekur sërish nga qindra tifozë shqiptarë, ai ka nisur të bëjë vrapime rreth fushës dhe, pas dy xhirove, është ulur në tokë, duke mos vazhduar më.

Burime pranë ekipit përfaqë- sues bëjnë me dije se lojtari ka probleme dhe ka pak gjasa që të luajë me danezët. Deri tani, në vendin e tij, është projektuar Xhimshiti. Interesant është fakti që 22-vjeçari nga Tërnoci, 190 cm i gjatë, në katër ndeshjet e fundit me Zyrihun ka luajtur pikërisht si mbrojtës i djathtë dhe dy herë si mbrojtës i majtë.

Pra, një qendërmbrojtës i mirëfilltë, i cili këtë sezon ka luajtur më tepër nga krahët në kampionatin zviceran. Një ndihmë për De Biazin, pasi kështu lojtari do të përshtatet më shpejt. Gjithsesi, trajneri mësohet t’u ketë thënë ndihmësve të tij që mjafton që Hysaj të thotë “jam gati” dhe ai mund të hyjë në formacion edhe pak minuta para ndeshjes, pasi përgatitjen fizike e ka.

Mesfusha


Stërvitja dje paradite është kryer në fushë të fshehtë të kompleksit ku është akomoduar përfaqë- suesja kuqezi. Askush nuk e dinte se ajo fushë ekzistonte dhe ishte mbajtur sekret me urdhër të De Biazit. Gjithçka ka qenë e mbuluar rreptësisht nga stjuardët dhe nuk janë lejuar as gazetarë dhe as fotoreporterë.

Burime pranë skuadrës bëjnë me dije se skuadra ka punuar shumë me goditjet standarde për mënyrën se si duhet të vendoseshin kur ato ishin në favor dhe kundër skuadrës sonë. Më pas janë provuar edhe gjuajtjet nga distanca me Agollin dhe Xhakën. Është vënë re konfirmimi i Gashit në të djathtë, duke “djegur” kështu Roshin, i cili ende nuk është në nivelin e tij më të mirë.

Pjesa tjetër e mesfushës me pesë lojtarë përbëhej nga Xhaka, Kukeli, Abrashi dhe Lenjani. I vetëm në sulm, Sokol Cikalleshi. Nëse ky do të jetë edhe formacioni definitiv, atëherë numri i shqiptarëve nga trojet e Kosovës shkon në 9 sa i përket 11-shes bazë, ndërsa produkt i kampionatit tonë janë vetëm Agolli me Cikalleshin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama