Humeles kerkon Bajernin Dortmundi paralajmeron kundershtaret

Humeles kërkon Bajernin, Dortmundi paralajmëron kundërshtarët

"Mbrojtësi Mats Humeles i ka komunikuar klubit të Dortmundit dëshirën për t'u larguar këtë verë dhe për të luajtur ndaj kundërshtarëve tanë, Bajernit të Mynihut". Kështë shkruhet në deklaratën e klubit të Dortmudit për mbrojtësin, paçka se mes tij dhe Bajernit duket se nuk ka një marrëveshje zyrtare.

826be83664c960aa45a3849216689330_169_lHumles u rrit tek të rinjtë e Bajernit dhe në moshën 19-vjeçare shkoi të luante për Dortmundin. Ai u bë ndër mbrojtësit më të mirë në botë me këtë skuadër dhe tashmë dëshiron të largohet prej saj.

Në deklaratën e klubit, paralajmërohet si Humbles, ashtu edhe Bajerni që të ketë kujdes. "Dortmundi do t'i japë ok-in transferimit tek Bajerni nëse do të vijë ndonjë ofertë me vlerën e lojtarit",-thuhet në njoftim.

Me shumë gjasa Humles do të luajnë me Bajernin e Ançelotit në sezonin e ardhshëm dhe probleme pritet të këtë për Dortmundin edhe për faktin se futbollistë të tjerë kanë kërkuar të lënë klubin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama