Huadhenesja zonjusha Zhuli

'Huadhënësja zonjusha Zhuli'
Në kuadrin e Javës Teatrore të të Rinjve në datën 4 dhjetor, ora 19:00, në Sallën e Re të Teatrit Kombëtar në Tiranë do të shfaqet premiera e dramës “Huadhënësja zonjusha Zhuli” të Johan August Strindberg, me regji të Luljeta Hoxhës. Ngjarjet e kësaj drame zhvillohen në një natë vere të vitit 1874 në pronën e një konti në Suedi. Zhuli, vajza e kontit, për t’iu shmangur pak jetës së saj ndrydhur nga rregullat shoqërore dhe për tu argëtuar shkon dhe kërcen në festën vjetore të verës së shërbëtorëve, ku tërhiqet nga një shërbëtor me emrin Jean, një njeri i gjezdisur dhe me përvojë. Ngjarjet zhvillohen në kuzhinën e shtëpisë së babait të Zhulit.

 Këtu ndërsa e fejuara e Jeanit, gjithashtu një shërbëtore, gatuan apo fle, Zhiuli dhe Jean bisedojnë dhe flirtojnë me njëri-tjetrin. Johan August Strindberg ( 1849 – 1912) është një dramaturg, romancier dhe eseist suedez. Për të shkruar veprat e tij ai është mbështetur kryesisht në përvojën dhe jetën e tij vetjake. Gjatë karrierës së tij 40-vjeçare ai ka shkruare 60 pjesë teatrale dhe 30 veprat të tjera si romane, autobiografi, vepra historike, analiza kulturore dhe politike.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama