Hoxha E di kush eshte pronari i droges ne Derven. Pati shkembim zjarri

Hoxha: E di kush eshte pronari i droges ne Derven. Pati shkembim zjarri

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar detaje të operacionit që u zhvillua një ditë më parë në fshatin Derven të Krujës, ku u sekuestruan plot 1.3 ton kanabis.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24”, gazetari Hoxha tha se e di kush është pronari i drogës, por nuk e publikoi emrin e tij pasi i është kërkuar të ruajë sekretin hetimor. Por gjithsesi, Hoxha zbuloi se pronari është një prej personave të arrestuar një ditë më parë, i cili u kap në një lokal rreth 300 metra larg magazinës.

“Njëri nga pronarët e këtij biznesi është mes grupit të personave të arrestuar, nuk është kapur në vendin e ngjarjes, por në një lokal që ndodhej 200-300 metër larg. Nuk dua ta identifikoj pronarin, sepse për shkak të hetimit ma kanë kërkuar të mos e publikoj. Por ndodhet brenda grupit të të arrestuarve.

Magazina e madhe, në formë kapanoni ndodhet 30-40 metra nga rruga. Eshtë objekt krejtësisht i dukshëm. I kishte dritat ndezur edhe natën. Të linte përshtypjen që ishte objekt ku punohej edhe natën. Një banesë jeshile ka shërbyer për të magazinuar sasinë e kanabisit që thahej, që ishte gati për tu tregtuar. Pronari i shtëpisë është jashtë shtetit, por nuk rezulton që të ketë lidhje me ngjarjen, të paktën deri tani.”- deklaroi Hoxha.

Gazetari Hoxha tregoi me detaje se si arriti policia të zbulonte magazinën e drogës në Derven. Ai tha se gjatë operacionit pasditen e djeshme ka patur edhe shkëmbim zjarri mes policisë dhe trafikantëve të kanabisit.

“Nuk ka qenë një superoperacion top sekret, i koduar, i qepur me informacion të SHISH apo prokurorisë së krimeve të rënda, por ka qenë një informacion i ardhur nga banorë të fshatit. Një automjet nuk po e them cili, sepse nuk kam ndërmend tu dorëzoj prokurorëve dhe telefonin tjetër të cilin sa e kam marrë. Ky automjet ka bërë 3 rrugë, banorët e fshatit janë frikësuar dhe kanë kërkuar ndihmën e policisë.

Policia është vënë në ndjekje të makinës pasdite, ka tentuar ta ndalojë nuk ka ndaluar, ka hapur zjarr. Pra ka patur shkëmbim zjarri, policia është detyruar të përdorë breshëri armësh në hyrje të fshatit, për të ndaluar automjetin.”- deklaroi Hoxha.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama