Historite e dhimbshme te tragjedise turke

Historite e dhimbshme te tragjedise turke

Tregimet e skuadrës së shpëtimit të minatorëve që u vranë në një shpërthim mine dhe zjarri në Soma të Turqinë perëndimore, copëtuan dyfish zemrën e kombit turk, të cilët përcollën të martën e zezë me dhimbje dhe pikëllim bashkëkombësit e tyre.

 

Të paktën 302 punëtorë u vranë në fatkeqësinë e shkaktuar nga një shpërthim zjarri në një njësi të shpërndarjes së energjisë në minierë. Shumica e vdekjeve ishin rezultat i helmimit nga monoksidi i karbonit. Rreth 150 të tjerë besohet të jenë ende të bllokuar nën tokë. Incidenti është fatkeqësia më e madhe deri tani në historinë e Turqisë.

 

Vëllezërit e pandarë

 

Ndoshta historia më e trishtë është ajo e vëllezërve binjake Ismail dhe Suleyman Cata, të cilët, ashtu si lindën së bashku, kanë humbur edhe jetën së bashku. Vëllezërit, të cilët ishin të moshës 32 vjeç, kishin kryer shërbimin e detyruar ushtarak së bashku dhe u martuan në të njëjtën ditë shtatë vjet më parë. Ismaili kishte binjakë, ndërsa Suleyman kishte vetëm një fëmijë. Vëllezërit u varrosën në fshatin e tyre Bayat, të mërkurën.

 

Refuzuan të dilnin në pension

 

Engin Y?ldirim, një tjetër viktimë e minave, kishte arritur moshën e daljes në pension vitin e kaluar në moshën 40-vjeçare, por ai vazhdoi të punonte në minierë për të qenë në gjendje për të blerë një shtëpi. Vëllai tij, Huseyin, i cili është gjithashtu një punëtor miniere, e mori trupin e Enginit nga miniera për ta varrosur në fshatin e tyre Kargili të mërkurën.

 

Sevket Shaban, 46 vjeç, kishte dalë gjithashtu në pension, por vazhdoi të punonte në minierë për të qenë në gjendje të blejë orendi shtëpie për martesën e vajzës së tij. Shabani, la pas dy fëmijë, ai u varros në rrethin e provincës Savastepe Balikesir.

 

Muzafer Eren, 44 vjeç i cili gjithashtu vdiq në fatkeqësinë e minave, kishte planifikuar të nisej për pushime për shkak të martesës së një nga bijat e tij të shtunën.

 

Shënimi për të birin

 

Një minator tjetër, i cili u gjet me një shënim në dorë për të birin e tij, preku miliona zemra njerëzish. Shënimi shkruante, " Bir, të lutem më fal nëse kam thyer ndonjëherë zemrën tënde. "

 

Plot 14 minatorë u strehuan në një dhomë të minierës e përdorur si një spital, ku janë shpërndarë maska oksigjeni si dhe furnizime të tjera mjekësore për të mbijetuarit.

 

Disa familje në Soma janë shkatërruar nga humbja e më shumë se një anëtari të familjes në tragjedinë e minave. Gjashtëdhjetë e 6-vjeçari Abdulkadir Kara ka humbur vëllain dhe kunatin e tij në fatkeqësi. Ai tha se të dy do të dilnin së shpejti në pension.

 

Një tjetër familjare Gullu Çolak ka gjasa të ketë humbur edhe bashkëshortin edhe vëllain e saj në këtë incident. Trupi i vëllait të saj 33 - vjeçar, Davut Kose , është marrë të martën, por fatkeqësisht nuk ka ende asnjë lajm për burrin e saj 39 - vjeçar, Kemal . Edhe pse gruaja kishte shpresuar për të dëgjuar lajme të mira në lidhje me burrin e saj , ajo tha se për fat të keq nuk ka më asnjë shpresë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama